Panorama Sport (Albania)

Vidal snobon Bajernin: Këtu do fitoj 3 Champions

"Nuk jam antimadril­en, por dua tre Champions-e radhazi"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ehëna ishte ditë pre zantimi në shtëpinë e Barcelonës. Arturo Vidal hodhi hapat e tij të parë në fushën e "Camp Nou"-t, duke bërë xhonglimet përpara syve të të birit, Alonso.

Përpara Bajernit - Pastaj radha e konferencë­s për shtyp, ku kiliani shfaqi gjithë gëzimin e tij për transferim­in te Barcelona: "Jam në klubin më të mirë në botë, me Leo Mesin, numrin 1 në botë. Shpresoj të jem në lartësinë për të qenë shoku i skuadrës së tij. Do përpiqem ta ndihmoj në gjithçka. Shpresoj vetëm që të jem në lartësinë e të gjithë shokëve të mi të skuadrës dhe të ndihmoj të fitohen sa më shumë tituj që të jetë e mundur për të bërë të lumtur katalanasi­t. Barcelona është një hap përpara Bajernit. Jam këtu për të fituar Ligën e Kampioneve. Kam firmosur për tri vite dhe dua të fitoj tre Champions radhazi".

Antimadril­en? - Mesfushori kilian nuk e kurseu as një shigjetë në drejtim të armiqve, edhe pse nuk e pranon se është një antimadril­en: "Nuk e di nëse kam një llogari të hapur me Realin e Madridit, përveç Champions-it. Dua ta theksoj se nuk jam një antimadril­en, por do të jem një rival i të gjithëve atyre që luajnë kundër Barcelonës nga tani e tutje. Unë nuk kam rivalë. Skuadrat që do të përballen me Barçën do të jenë rivalet e mia. Kur të vijë momenti i klasikes do të shohim".

Premtimi - Edhe pse shumëkush nuk e konsideron më në gjendjen fizike më të mirë të karrierës së tij, një gjë është e sigurt: shpirti i Vidalit nuk ka ndryshuar. Përkundraz­i, ai i premton klubit të ri një tjetër luftëtar: "Jam këtu për të lënë gjithçka në fushë". Por 31- vjeçari largon edhe dyshimet mbi gjendjen e tij fizike: "Ndihem shumë mirë, jam stërvitur për një muaj dhe sot është dita e parë që do kaloj me pjesën tjetër të skuadrës. Mendoj se kam ardhur në gjendjen më të mirë të mundshme. Jam 100%. Dua të nis të punoj dhe flas me trajnerin tim të ri dhe shoh se çfarë pret nga unë. Kur menaxheri im më propozoi që të shkoja te Barcelona, nuk u mendova dy herë. Jam këtu për të dhënë dhe fitoj gjithçka. Në moshën 15-vjeçare i premtova nënës një natë kur ajo erdhi në shtëpi vonë, e lodhur nga puna, se do të bëhesha një prej futbollist­ëve më të mirë në botë. Kam luajtur me shumë klube të rëndësishm­e dhe tani jam te më të mirët në botë. Kam ardhur këtu për të qenë titullar, ta fitoj pozicionin tim mes më të mirëve".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania