Panorama Sport (Albania)

Drama e Sadikut, 6 muaj jashtë fushave

27-vjeçari u operua dje pas këputjes së ligamentit në gjurit e majtë

- JETON STAMOLLA

Armando Sadiku mbyll vitin 2018 pa zbritur ende zyrtarisht në fushë për sezonin e ri. Sulmuesi 27-vjeçar, ashtu siç pritej, është kon rmuar se do të mungojë për 6 muaj në fushat e lojës, pasi ka këputur ligamentin “krociat” të gjurit të majtë, duke iu nënshtruar kështu edhe operacioni­t. Alarmi i dhënë...

Armando Sadiku mbyll vitin 2018 pa zbritur ende zyrtarisht në fushë për sezonin e ri. Sulmuesi 27-vjeçar, ashtu siç pritej, është konfirmuar se do të mungojë për 6 muaj në fushat e lojës, pasi ka këputur ligamentin "krociat" të gjurit të majtë, duke iu nënshtruar kështu edhe operacioni­t. Alarmi i dhënë menjëherë nga stafi mjekësor, gjatë miqësores së tri ditëve më parë që Levante luajti me Herenvenin, fatkeqësis­ht ka qenë shumë i saktë dhe kjo bën që futbollist­i elbasanas të humbë kështu të gjithë fazën e parë të sezonit të ri dhe rikthimi për atë parashikoh­et të vijë në muajin shkurt të vitit 2018. Humb Ligën e Kombeve Armando Sadiku shndërrohe­t kështu në një problem shumë të madh, jo vetëm për klubin e tij, por mbi të gjitha për Kombëtaren e Shqipërisë, sepse kuqezinjtë e trajnerit Kristian Panuçi do i duhet të bëjnë pa shërbimet e bomberit në të katër sfidat që përfaqësue­sja jonë do të luajë për Ligën e Kombeve, takime këto që startojnë në muajin shtator dhe përfundojn­ë në nëntor të këtij viti. Ndërkohë, për klubin e Levantes ky është një lajm i keq, jo më shumë për faktin se futbollist­i ishte një ndër titullarët e formacioni­t spanjoll, por sepse Sadiku ishte një nga ata futbollist­ë që ishin nxjerrë në shitje dhe sigurisht që ky dëmtim bën që për të paktën edhe gjashtë muaj të tjerë, por ndoshta edhe të gjithë sezonin, ata jo vetëm që nuk do të kenë mundësinë që ta shesin në këtë sesion merkatoje, por të vazhdojnë t'i paguajnë rrogën futbollist­it elbasanas për të paktën 6 muajt e ardhshëm. Fatkeqësis­ht, ky dëmtim i rëndë i prish jo pak punë Shqipërisë, por ndërkohë mesazhet e urimit për të pas ndërhyrjes kirurgjika­le kanë qenë të shumta dhe do të vijojnë ende. Armando Sadiku mësohet se do të qëndrojë gjatë të gjithë kësaj periudhë ne Valencia, ku do të ndiqet nga stafi mjekësor i Levantes, në lidhje me rehabilimi­n e tij dhe ndoshta në pjesën e dytë të sezonit edhe 27-vjeçari mund të japë kontributi­n e tij për ekipin kuqeblu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania