Panorama Sport (Albania)

Luhatje të frikshme, ja çfarë ndodhi në sfidën e 19 korrikut

-

Luftëtari-Ventspils 3-3, e luajtur më 19 korrik në stadiumin "Elbasan Arena", nuk ishte një ndeshje normale në "gjuhën" e basteve ose më saktë, lëvizjeve të koeficient­ëve deri në absurd. Në fund konkludoi me një rrjedhë logjike të asaj që lojtarët po bënin në fushë. Aktorë të vërtetë, për më tepër kur shikon golin e tretë, që nuk ka aspak nevojë për koment. Që para se Luftëtari të shënonte golin e parë me penallti përmes Shkurtajt, kompanitë e basteve në Europë nisën luhatjet e kuotave jashtë çdo logjike. Kulmi arriti në minutën e 40-të, kur në vend që të kishte një ecuri krejt normale në kuotim, pasi Luftëtari po udhëhiqte 1-0, goli i radhës i letonezëve shkoi deri në 1.2. Dhe ndodhi ajo që pritej, Ventspils shënoi, por nuk mjaftoi me kaq. Thuajse i njëjti koeficient u mbajt edhe pas minutës së 40-të dhe sigurisht në fushë u konkretizu­a me golin e avantazhit të letonezëve dhe gjithçka për pjesën e parë u mbyll me shifrat 1-2. Lëvizjet e koeficient­ëve vijuan të ishin me një luhatje të pabesueshm­e në pjesën e dytë, aq sa kompania e njohur e basteve, "Bet365", u detyrua të hiqte çdo kuotim nga minuta e 54-t deri në të 64-ën. Kulmi arriti në minutën e 90-të, kur rezultati ishte 3-2 për Luftëtarin. Që shënon golin e radhës ekipi gjirokastr­it ishte koeficient­i 29, ndërsa për letonezët vetëm 1.72. Absurditet­i qëndronte se koeficient më të ulët kishte barazimi në të njëjtën minutë, në vend që të kishte fitorja e vendësve. Kësisoj, shtesa prodhoi skenën e turpshme dhe Ventspils barazoi 3-3, pasi natyrisht u ndihmua nga lojtarët e Luftëtarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania