Panorama Sport (Albania)

Gjeorgjian­i Dzaria: Ja ku vendoset kualifikim­i

“Në Shqipëri nuk fitohet lehtë, 50-50 shanset për ‘play-off’”

- ILIR CARA

ukësi do të jetë të enjten mysafir në Gjeorgji për të luajtur ndeshjen e parë të turit të tretë eliminator të Ligës së Europës. Kjo ndeshje është e veçantë për mesfushori­n Irakli Dzaria, pasi për herë të parë në karrierën e tij do të luajë ndaj një klubi të vendit të tij në arenën ndërkombët­are. Gjeorgjian­i iu bashku Kukësit në merkaton e janarit, ku firmosi për 6 muaj me opsion rinovimi edhe për një vit, klauzolë, e cila mësohet se ka hyrë automatiki­sht në fuqi te verilindor­ët. Në një intervistë të dhënë për portalin gjeorgjian "sportall.ge", Dzaria tregon problemati­kën që po kalon Kukësi në këtë aventurë europine, ndonëse mbeten klubi i vetëm nga Shqipëri që vijon të luajë në Kupat e Europës. Sipas Dzarias, problemi i skuadrës ka të bëjë me largimin e sulmuesve kryesorë në përfundim të sezonit të shkuar dhe me kohën që u duhen afrimeve të reja për t'u përshtatur. Sa i përket duelit me Torpedo Kutaisin, mesfushori gjeorgjian i shikon të barabarta shanset dhe, sipas tij, fati i kualifikim­it do të vendoset më 16 gusht në "Elbasan Arena". Takimi i parë do të luhet më 9 gusht në stadiumin "Mikhail Meskhi" në Tbilisi.

Si fillim, çfarë emocioni ndjetë kur mësuat se Kukësi do të përballet ndaj Torpedo Kutaisin?

Përpara se të vija te Kukësi, nuk kam luajtur në ndonjë skuadër të huaj, kështu që është hera e parë që përballem me një skuadër të vendlindje­s në Europë. Më e mira do të ishte sikur të luanim së bashku në fazën "play-off".

Si e vlerësoni aktualisht Torpedon?

Torpedo është një ekip shumë i mirë, me lojtarë cilësorë, si dhe janë forcuar shumë para ndeshjeve në Europë. Ata kanë një nga trajnerët më të mirë sa i përket futbollit të luajtur. Prandaj, do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e tensionuar.

Sipas jush, si i shikoni shanset në këtë përballje?

Shanset janë 50 me 50. Ndoshta çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e dytë.

Është raportuar për një dëmtim që po ju shqetëson, a do të merrni pjesë në ndeshjen e parë?

Në minutat e fundit me Karabakun pata disa shqetësime, kështu që jam përgatitur më pak. Tani do të filloj stërvitjen me grupin dhe them se do të jem gati për ndeshjen.

Kukësi është treguar i paqëndrues­hëm në Europë. Çfarë nuk po ecën në skuadër?

Kukësit i është larguar shënuesi më i mirë i sezonit të shkuar, diçka jo e mirë për ne. Gjithashtu, janë larguar edhe disa lojtarë të tjerë. Ata ishin një forcë e madhe për ekipin tonë. Klubi ka afruar lojtarë të mirë, por problemi i

vetëm është se atyre u duhet kohë që të luajnë e përshtaten me ekipin.

Nga ajo që kemi parë, shumë pak tifozë kanë qenë në stadium për t'iu ndjekur në Europë. A pritet që të keni më shumë tifozë në këtë raund të tretë të Ligës së Europës?

Siç dihet, ne nuk luajmë në qytetin tonë dhe një pjesë e tifozëve tanë jetojnë në Tiranë. Tribunat do të ishin të mbushura nëse do të luanim në qytetin që përfaqëson klubi. Shpresojmë që ata të na mbështesin në stadium, pasi jemi skuadrave e vetme nga

Shqipëria, që aktualisht luajmë në Europë.

Takimet e mëparshme në Europë i luajtët në Shkodër, por tani nuk do të luani më atje...

Po, tani më duket se do të luajmë në "Elbasan Arena", në stadiumin ku luan edhe ekipi Kombëtar.

Në fund, mund të na e krahasoni futbollin gjeorgjian me atë shqiptar?

Në opinionin tim, në Gjeorgji luhet më shumë futboll teknik, ndërsa në Shqipëri luftohet fort gjatë 90 minutave. Këtu nuk mund të fitoni lehtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania