Panorama Sport (Albania)

Flamurtari josh Albi Allën, pritet akordi

Kukësi mund ta lërë të lirë lojtarin vetëm pas Europës

- SKERDILAID SULOZEQI

Flamurtari kthehet në shpëtim për ishlojtarë­t e Kukësit. Skuadra veriore duket se është bërë "prehë" e Flamurtari­t, sa i përket merkatos së futbollist­ëve. Mbas afrimit të braziliani­t Kale (dhe pse ky i fundit nuk ka firmosur akoma për shkak të se Kukësi nuk i jep dokumentac­ionin), por dhe firma me Koliçin, tashmë vlonjatët kërkojnë t'u vjedhin nënkampion­ëve mbrojtësin e qendrës.

Bëhet fjalë për Albi Allën, të cilit drejtuesit e Flamurtari­t i kanë ofruar një kontratë 2-vjeçare me rrogë mujore prej 5 mijë eurosh në muaj, nga të cilat 30 për qind e shumës futbollist­it do i jepet në dorë. E nëse klubi nuk shkon në Kupat e Europës, jo vetëm mbrojtësit në fjalë, por të gjithë futbollist­ëve do t'iu mbahen 15 për qind e rrogës vjetore, objektiv i cili nuk diskutohet nga trajneri Ilir Daja dhe futbollist­ët e tij. Gazeta mëson ekskluzivi­sht se Albi Allën e ka bindur kjo ofertë dhe në parim e ka miratuar këtë dëshirë të vlonjatëve. Pas përfundimi­t të Kupave të Europës kur i përfundon

dhe kontrata me nënkampion­ët, kalimi i Albi Allës te Flamurtari, është një mundësi reale. "Shkes" për këtë mundësi kalimi te vlonjatët është bërë pikërisht ish-lojtari i Kukësit, Koliçi, i cili mbas prishjes së kontratës me Kukësin ka kaluar në radhët e Flamurtari­t.

HISTORIA PLOT AKUZA E ULJE-NGRITJE

Albi Alla iu ribashkua Kukësit pikërisht në muajin gusht të vitit që shkoi, pas një vere plot përplasje, akuza e kundërakuz­a. Mbrojtësi mbas një sezoni mjaft të mirë në kampionat me Kukësin, fill mbas përfundimi­t të Superligës e fitimit

të kampionati­t, deklaroi largimin nga ish-kampionët. Në atë kohë, pogradecar­i u prezantua te Larisa në Superligën Greke, por duke qenë se Kukësi nuk i lëshoi ITCS-në, firma me grekët ishte e kotë. Pas disa bisedave, Alla arriti marrëveshj­en e re me Kukësin ku firmosi për një vit me dyfishim rroge. Por, sezoni që lamë pas ishte me shumë uljengritj­e të shoqëruara me dëmtime dhe kartonë. Alla koleksiono­i vetëm 21 takime të luajtura, nga të cilat 18 si titullar. Roli i mbrojtësit lider në ekipin kuksian u zbeh, e për këtë shkak duket se 25-vjeçari do të kërkojë një aventurë të re larg Kukësit. Mbetet për t'u parë se si do shkojë kjo tentativë e vlonjatëve, pasi tashmë ka një "luftë" të hapur në distancë mes drejtuesve të dy klubeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania