Panorama Sport (Albania)

Reagon Idrizi: Kale dhe Kukësi të sqarohen

-

Sinan Idrizi i rikthehet sërish çështjes "Kale". Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", administra­tori i Flamurtari­t i bëri thirrje Kalesë dhe Kukësit, që të zgjidhin vetë situatën e tyre. Idrizi tha se kjo çështje nuk i përket aspak atij dhe Flamurtari­t dhe duhet të zgjidhet nga vetë të dy palët. "Unë nuk kam ndonjë koment specifik, ndryshe nga ato që kam thënë herën e parë. Të dyja palët, futbollist­i Kale dhe Kukësi, duhet që të zgjidhin situatën që kanë. I ftoj që të marrin edhe ekspertë për këtë çështje. Unë e kam thënë dhe e përsëris se nëse ka një problem midis këtyre dy palëve, nëse ka një problem datash, orësh për të zgjidhur, është një zgjidhje shumë e thjeshtë fare. Të shkojnë në Institutin e Kriminalis­tikës, në një laborator të vërtetojnë datat dhe problemi është i zgjidhur. Por u them që ta zgjidhin këtë çështje, pasi është një problem mes dy palëve dhe nuk ka aspak ndonjë rol apo ndonjë gjë tjetër Flamurtari", tha Idrizi. KONTRATA - Administra­tori Sinan Idrizi thotë se Elton Kale ka firmosur kontratën me Flamurtari­n. Idrizi tha se lojtari ka ardhur si i lirë në Vlorë, ndërsa përsëriti faktin se Flamurtari nuk u hyn në "hak" klubeve të tjera. "Lojtari ka ardhur si i lirë te Flamurtari. Na tha se jam i lirë, ndërsa Kukësi pretendon të kundërtën, le ta zgjidhin vetë. Flamurtari nuk ka shanse, që në kohën që jam unë të prish rregullat e lojës, e të shkojë të marrë lojtarë, që janë në kontratë me një klub tjetër, pa njoftuar atë klub. Pra, ne nuk bëjmë aventura të tilla edhe për etikë. Nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur kurrë. Duke qenë se Kale ishte i lirë, atëherë ne firmosëm kontratën me të dhe ai është lojtar i Flamurtari­t", tha Idrizi.

MERKATO - Sinan Idrizi deklaroi dje se merkatoja te Flamurtari është e hapur. Administra­tori i Flamurtari­t thotë se do të plotësojë çdo kërkesë të trajnerit Daja. "Patjetër që merkato është e hapur te Flamurtari. Trajneri kërkon futbollist­ë të tjerë, për të plotësuar organikën dhe unë them se është i lirë që të zgjedhë. Duhen edhe disa afrime të tjera, por unë kërkoj që të jenë cilësorë dhe këtë e kam diskutuar edhe me Dajën. Nuk duhet që të marrim lojtarë vetëm për të mbushur organikën. Pra, nuk duhet të marrim për numra, por për t'i shërbyer ekipit dhe të bëjnë diferencën", përfundoi Idrizi. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania