Panorama Sport (Albania)

Klaudio Bonani, një milanist për mbrojtjen e Kamzës

Firmos mbrojtësi i majtë, është prodhim i akademisë kuqezi

-

Kamza nuk ndalet në merkato. Ashtu siç kishte paralajmër­uar dje "Panorama Sport", mbrojtësi i majtë italian, Klaudio Bonani, ka firmosur zyrtarisht për klubin nga periferia e kryeqyteti­t. Lajmi u konfirmua nga faqja e Kamzës në "Facebook", ku theksohet se 21-vjeçari ka firmosur për dy vite. Bonani u testua disa ditë dhe menjëherë trajneri Bledar Devolli u kërkoi drejtuesve që të firmosnin. Diskutimet për kontratën zgjatën afro dy javë, derisa italiani e klubi u bindën për të firmosur. Lojtari në fjalë është i lindur në Xhenova, por është produkt i akademisë së gjigantëve të Milanit. Është aktivizuar për 19-vjeçarët e "Djajve të kuq" deri në 2016-ën, ndërsa për një gjysmë sezoni u huazua te moshat e Pavias, Milani e huazoi sërish, por këtë herë te Vareze në 2017- ën, ndërsa sezonin e fundit u transferua si lojtar i lirë në Seria DA, tek US Folgore Karatese. Sezonin e fundit ku është aktivizuar me Katarezen, italiani i Kamzës është aktivizuar në 27 takime mes Serisë D dhe Kupës së Italisë. Në total, Bonani ka në këmbët e tij më shumë se 1823 minuta lojë. Tashmë duket se e ardhmja e tij do të jetë në Shqipëri, pasi Kamza është mahnitur prej cilësive të mbrojtësit. MERKATOJA

Ardhja e Klaudio Bonanit është goditja e fundit e Kamzës. Lojtari italian është mes shumë emrave që ka afruar Kamza së fundmi. Në ekip janë Orjad Beqiri, Majkëll Peçi, Xhulio Turhani, Albi Koldashi, Klevis Sadiku, Soni Hoti, Petrika Ropi, Rigers Balliu, Mikel Brahilika, Kristi Sulenji, Ognjen Roloviç, Nestor Martinena, Olsi Teqja, Nuredin Orelesi, Plarent Fejzaj. Të gjithë këta emra kanë firmosur ditët e fundit. Kamza me këtë grup duket se është e plotësuar dhe është gati për sezonin e ri. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania