Panorama Sport (Albania)

Tirana i dhuron Ze Marias “Mylerin e ri”

Gideon Ofei ndiqej nga akademitë e Bajernit dhe Realit

- OLSI AVDIAJ

e Maria kërkonte një sulmues dhe Tirana e gjen në Ganë, aty ku më parë kishte "peshkuar" mbrojtësin Atinga dhe mesfushori­n Kobina. "Panorama Sport" zbulon se lojtari më i ri i bardhebluv­e quhet Gideon Ofori Ofei dhe do të nënshkruaj­ë një kontratë 3-vjeçare. Bëhet fjalë për një 19-vjeçar, i cili në Ganë konsideroh­et si "Myleri i ri" për shkak të ngjashmëri­ve në stilin e lojës me sulmuesin gjerman, Tomas Myler. Një vit më parë ai ndiqej nga Bajerni, Real Madridi dhe Mançester Siti, pasi cilësohej si talenti më i madh në futbollin ganez. Në sezonin e tij të parë në futbollin profesioni­st, ai shënoi 15 gola në 29 ndeshje të luajtura me skuadrën Vision FC. Shpërthimi i tij që në moshën 18-vjeçare bëri që skautët e klubeve të mëdha europiane ta vëzhgonin. Mediat në Ganë kanë shkruar shumë për sulmuesin, i cili papritur përfundoi në Greqi. Përpara se të transferoh­ej te klubi i Verias, anglezët e Sitit bënë një ofertë zyrtare te Vision FC, madje u arrit akordi që lojtari fillimisht të shkonte në formë huazimi te Girona në Spanjë. Mirëpo, gjërat nuk shkuan sipas parashikim­eve, pasi klubi ganez ishte i lëkundur. Këtë e ka sqaruar një vit më parë për portalin "ghanasocce­rnet.com" presidenti i Vision, Mikael Osekre. "Po është e vërtetë që ne kemi marrë një ofertë Mançester Siti, por për Ofein të interesuar janë edhe Bajern Mynih e Real Madrid. Jemi krenarë që interesohe­n emra kaq të mëdhenj për lojtarin tonë", deklaronte presidenti. Por, historia e 19vjeçarit mori një trajektore të çuditshme dhe për afro 8 muaj ai luajti në Greqi me Verian, pikërisht në sezonin kur kjo e fundit u rrëzua nga Superliga helene. Tashmë, te Tirana shpresojnë që do të shpërthejë. Gjithçka mbetet për t'u parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania