Panorama Sport (Albania)

Humbën me Prishtinën, “ndëshkohen” 10 lojtarë

-

Nuk ka qenë një e diel dhe e hënë e qetë te Tirana. Pas "dushit të ftohtë" që pësoi skuadra bardheblu, reagimi i trajnerit Hoze Marselo Ferreira ka qenë i ndryshëm për lojtarë të ndryshëm. Menjëherë pas analizës së zhvilluar në dhomat e zhveshjes me ekipin, trajneri Ze Maria ka marrë një vendim drastik. Të gjithë lojtarët, të cilët kanë nevojë për stërvitje, apo që janë mbrapa, do të dalin në përgatitje një ditë përpara të tjerëve në fushën e "Skënder Halilit". Edhe pse është konsiderua­r si një mënyrë për të riaftësuar ekipin, në vetvete veprimi i djeshëm i Ze Marias është ndëshkimi i këtyre lojtarëve, të cilët nuk janë paraqitur mirë në ndeshjen me Prishtinën. Në fakt, vendimi është marrë, sepse skuadra nuk është gati për përgatitje­t e sezonit të ri. Pothuajse gjysma e ekipit nuk është në formë dhe për këtë arsye ata nuk do të bëjnë pushim, duke filluar punën 24 orë para të tjerëve, të cilët do të shijojnë plazhin dhe dy ditë pushimi. LOJTARËT - Për të gjithë ata që nuk e dinë, lojtarët të cilët janë "ndëshkuar" nga Ze Maria janë futbollist­ët e ardhur gjatë verës në skuadër. Janë të gjithë blerjet e verës, me përjashtim

të Eni Imamit, i cili është më mirë fizikisht dhe Dejan Blazheskit, i cili nuk është përfshirë në grupin e "të mbeturve në klasë". Me grupin që do të nisin një ditë para stërvitje janë Sadet Berisha, Asjon Daja, Dorian Kërçiku, Ernest Muçi, Uinful Kobina, Vinsent Atinga, Junus Sentamu Edon

Hasani, Erjon Hoxhallari dhe Andri Stafa. Ndërkohë, nëse një pjesë e lojtarëve do të jenë me ndihmësit e Ze Marias në punë, pjesa tjetër ka marrë arratinë. Shumica e futbollist­ëve kanë përfituar nga mundësia që u ka dhënë trajneri dhe menjëherë kanë nisur pushimet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania