Panorama Sport (Albania)

Takim sekret, Laze e Sejdini marrin Elbasanin

Garantohen financat, drejtuesit vendosin edhe trajnerët

- VLADIMIR MEMA

azim Sejdini dhe Arben Laze vendosin "piketat" për sezonin e ri futbollist­ik që starton në muajin shtator. Tani që administri­mi i klubit të futbollit të Elbasanit kaloi në duart e aksionerëv­e të vjetër, pas prishjes së marrëveshj­es me anglezët, Sejdini dhe Laze kanë shpeshtuar takimet midis tyre, për t'i dhënë zgjidhje një herë e mirë edhe ringritjes së klubit në nivelet ku kërkohet. "Panorama Sport" mëson se në takimin e fundit midis tyre, në zyrën e kryebashki­akut, palët kanë qëndruar afro dy orë kokë më kokë me njëri-tjetrin, ku kanë hapur "letrat" për t'i dhënë një zgjidhje më së shumti anës financiare. Nga burime të besueshme të gazetës, mësohet se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët që për këtë sezon të mos mungojnë financat, duke u dhënë garanci lojtarëve për sezonin që starton muajin e ardhshëm. Sezonin e fundit kanë qenë pikërisht paratë "thembra e Akilit" në klubin verdheblu, por shpresohet që pas bashkëpuni­mit midis dy njerëzve që zotërojnë aksionet e klubit,

kjo çështje të mbyllet një herë e mirë. Përpos financave, ku duket se Elbasani do të ketë mbështetje­n e kryebashki­akut, Sejdini me Lazen kanë përcaktuar edhe trajnerët e grupmoshav­e për këtë sezon, ku vihen re pak ndryshime, pasi do t'u besohet pak a shumë trajnerëve të sezonit të kaluar.

SKUADRA - Elbasani ka mbyllur fillimisht fazën e seleksioni­meve, ku janë "skarcuar" disa lojtarë, por gjithsesi numri i tyre mbetet ende i lartë. Ndaj, në fund të javës do të ketë të tjera largime. Gjatë këtyre ditëve në seleksioni­me spikati lojtari i ardhur nga Saranda, 20-vjeçari Andronikos Gurma, një ish i Dinamo Bukureshti­t dhe Shqipërisë U17. Mesfushori fitoi menjëherë besimin e stafit teknik për sezonin në vazhdim, por në sfidën miqësore brenda

grupit pësoi një dëmtim. Gjithsesi, burime nga ana e klubit pohojnë se lojtari do të qëndrojë në Elbasan për këtë sezon, duke shpresuar që shkalla e dëmtimit të mos jetë e madhe. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve me ekipin është bashkuar edhe mesfushori Dejvis

Çangu, i cili deri më tani ka bërë paraqitje të mira, të paktën në sfidat miqësore që skuadra ka bërë brenda grupit. Pritet që verdheblut­ë të jenë një ekip pretendent në kampionati­n e ardhshëm të Kategorisë së Parë. Skuadra do të garojë në Grupin B.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania