Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, gjyqe dhe përplasje

Sot gjyqi me Erjon Vucajn në DHZK, Lici: Do jemi të gjithë drejtuesit përballë tij

- ADMIR URUÇI

lubi i Vllaznisë po kalon një nga mo mentet më të vështira në historinë e saj, pasi i duhet që 100- vjetorin e themelimit ta kalojë në Kategorinë e Parë. Por, kjo gjë nuk po kapërdihet lehtë nga kuqeblutë. Si të mos mjaftonte mosnisja ende e punës janë edhe problemet dytësore që po shqetësojn­ë klubin. Hallet nuk kanë fund në Shkodër, pasi jo vetëm nuk ka nisur puna për edicionin e ri, por ka edhe një problem të ri në horizont. Lojtari në fjalë u transferua në Spanjë tek Alavesh, por pasi u prezantua atje u huazua për një vit te skuadra e NK Istras në Kroaci. Debutimi i lojtarit ende nuk ka ardhur, pasi klubi shkodran pretendon se transferim­i i lojtarit është i parregullt dhe kërkon të përfitojë nga ky kalim. Leja e kalimit nuk ka shkuar në Kroaci dhe në të tilla kushte edhe debutimi i 21vjeçarit nuk ka ardhur ende. Situata është përshkallë­zuar dhe mësohet se kjo situatë do të zgjidhet vetëm në FIFA. Klubi

i lojtarit do ta ketë sa më parë në dispozicio­n mesfushori­n. Vllaznia tani duhet të mendojë për një tjetër përplasje, krahas të gjitha problemeve të tjera që ka. Një situatë aspak e mirë, por duket se kjo ishte rruga e vetme për t'i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Mbetet për t'u parë se çdo të ndodhë tani. Ajo që duket se mungon aktualisht në këtë çështje është vlera që klubi spanjoll duhet të derdhë për këtë lojtar në llogarinë e Vllaznisë. Bëhet fjalë për një shumë prej 20 mijë eurosh të derdhura në arkën e klubit

për këtë lojtar nga Alavesh, por një shumë e tillë mësohet se nuk është derdhur. Për më tepër, klubi Vllaznia i ka vënë në dispozicio­n klubit spanjoll me kërkesë të këtyre të fundit gjithë dokumentac­ionin e nevojshëm. Në faqen zyrtare të klubit spanjoll

bëhet fjalë për një shumë prej 100 mijë eurosh për këtë transferim, ndërsa ajo që është thënë është se lojtari ka një vlerë kartoni prej 20 mijë eurosh. Tani gjithçka pritet të zgjidhet mes klubesh dhe për më tepër të marrë zgjidhje edhe çështja e mesfushori­t shkodran, Erald Çinari.

VUCAJ - Një tjetër çështje që do të marrë zgjidhje këto ditë është edhe ajo e mesfushori­t tjetër, Erion Vucaj. Ai ka hedhur klubin në gjyq në Dhomën e Zgjidhjes së Konfliktev­e në FSHF. Lojtari kërkon që të marrë lejekalimi­n dhe sipas tij kërkohet zbatimi i

kontratës. Ai kërkon jo vetëm pagat, por edhe lejekalimi­n. Klubi është shprehur i gatshëm për të lënë të lirë lojtarin, por duke mos ia dhënë pagat dhe kjo me sa duket nuk ka kënaqur Vucajn. Nga sa mësohet edhe nga administra­tori i ri i klubit, Suad Lici, të gjithë drejtuesit e klubit do të jenë sot në gjyq me Vucajn. "Kemi një gjyq nesër(sot) me Vucajn në FSHF ku do të jemi të gjithë ne drejtuesit e klubit në këtë përballje me lojtarin", ka thënë Lici, i cili nuk ka dhënë më shumë hollësi për këtë gjë. Drejtuesit nuk e llogarisin Vucajn për sezonin e ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania