Panorama Sport (Albania)

Lushnja nuk ndalet, firmos edhe Branica

-

Pas pushimit të së dielës, lushnjarët kanë nisur javën e gjashtë stërvitore në kuadrin e përgatitje­ve për sezonin e ri. Gjatë kësaj jave skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla do të luajë dy takime miqësore. Në fillim me Elbasanin dhe më pas me Erzenin. Klubi lushnjar ka mbetur në merkato ku po kërkohet me insistim një futbollist i linjës së majtë. Dje, në stadiumin "Roza Haxhiu" është paraqitur peqinasi Klejdis Branica. Sulmuesi 26-vjeçar ka rënë dakord me drejtuesit dhe ka firmosur kontratën në zyrën e sekretarit të klubit, Edison Koçi. Branica është futbollist­i i 19-të që ka firmosur për Lushnjën. Duke qenë se klubi lushnjar do të jetë në merkato deri më 13 gusht, ditën kur përgatitje­t do të zhvendosen në Pogradec janë lënë edhe gjashtë vende të lira bosh.

BRANICA - Pasi ka firmosur kontratën, sulmuesi 26-vjeçar Klejdis Branica për gazetën "Panorama Sport" është shprehur: "Është një ambient shumë i njohur për mua. Kam luajtur tre sezone te Lushnja. Për gjithçka kemi rënë dakord. Sot (dje) kam firmosur kontratën dhe nesër nis stërvitjen. Jam shumë i kënaqur që do të jem pjesë e një skuadre me pretendime. Me Sefën në sulm është një kënaqësi më shumë. Do të jap maksimumin siç e kam dhënë te Lushnja, që të realizojmë objektivin", është shprehur sulmuesi Branica, i cili zyrtarizoi vazhdimësi­në te Lushnja edhe për një sezon. LOJTARËT - Me ekipin kanë firmosur deri tani 19 lojtarë, duke përfshirë edhe Branicën që nënshkroi dje. Kështu kanë firmosur portierët: Ibrahim Bejte e Arjol Kaloshi; mbrojtësit: Renato Dervishi, Franci Bufasi, Erjon Xhafa, Marjus Korreshi e Dionis Musaku; mesfushorë­t: Klajdi Qose, Ledjan Taullau, Griseld Dervishi, Xhuljan Ikonomi, Armando Mezini, Ergys Alushi, Melis Haxhiu e Ervis Gjyla dhe sulmuesit: Fatjon Sefa, Rediol Ademi e Branica. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania