Panorama Sport (Albania)

Besa synon ngjitjen, veteranë dhe shumë talente

-

Besa ndodhet prej tri ditësh në Pogradec ku po zhvillon fazën përgatitor­e. Ekipi i drejtuar nga Gentjan Begeja po merr ngarkesat maksimale, ndërsa ka parashikua­r që të luajë edhe shumë ndeshje miqësore në vazhdim. Ndërkaq, strategjia e klubit për kampionati­n e ardhshëm është afrimi i sa më shumë lojtarëve të rinj dhe me eksperienc­ë. Pak ditë më parë, me ekipin firmosën disa lojtarë të akademisë.

EKIPI - Duket se tashmë, skuadra për kampionati­n e ardhshëm është e kompletuar dhe nuk priten më afrime. Të gjithë lojtarët kanë firmosur kontratat dhe janë vënë nën urdhrat e trajnerit Begeja. Ky i fundit, së bashku me presidenti­n Nexhat Bizhdili synojnë që ta rikthejnë ekipin në Superiore pas disa vitesh mungesë. Nga kampionati i kaluar kanë mbetur disa titullarë, ndërsa afrimi i të rinjve ka mbushur boshllëkun e lënë bosh nga futbollist­ët që janë larguar.

MIQËSORET - Gjatë qëndrimit në Pogradec, stafi teknik ka parashikua­r që të luajë edhe disa ndeshje miqësore. Këto takime do t'i shërbejnë trajnerit të skuadrës për të parë formën e lojtarëve si edhe për të përshtatur skemat që do t'i përdorë më pas në ndeshjet e kampionati­t, i cili nis në datën 9 shtator. Kavajasit do të luajnë nesër sfidën e radhës miqësore përballë Maliqit të Kategorisë së Dytë. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Maliqit. Disa ditë më parë, ekipi u mund me rezultatin e pastër 3-0 nga Skënderbeu, por në pjesën e parë kur në fushë ishte formacioni më i mirë, trajneri Begeja mori sinjale pozitive. Objektivi i kavajasve është rikthimi në Superiore. Besa e di mirë se do të jetë një garë e fortë, duke ditur faktin se përballë ka Vllaznia apo edhe Besëlidhje­n. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania