Panorama Sport (Albania)

Pogradeci ndalon largimet e lojtarëve

-

Nuk do të ketë asnjë futbollist që të largohet nga Pogradeci. Ky është edhe njoftimi që drejtuesit e klubit pogradecar iu kanë bërë me dije të gjithë lojtarëve. Kjo edhe për atë se disa futbollist­ë kanë pasur kërkesa nga disa ekipe të tjera të Kategorisë së Parë. Por, drejtuesit nuk do të lejojnë asnjë të largohet dhe kjo lidhet edhe me faktin se pothuajse të gjithë futbollist­ët janë nën kontratë me këtë ekip. Nga sa mësohet, mund të ketë ndonjë përjashtim, por vetëm nëse kërkohen nga ndonjë ekip i Superiores. Por, deri tani nuk ka ndonjë kërkesë të tillë dhe në këto kushte, drejtuesit dhe stafi teknik janë më se të qetë për të mbajtur këtë organikë. Përjashtim bëri Albi Çekiçi, i cili u largua për te Besa, por ky futbollist kishte kontratë të përfunduar para si një futbollist i lirë dhe ai bëri zgjedhjen për t'u larguar. Liqenorët po zhvillojnë një fazë përgatitor­e me një grup pothuajse të plotë, por nga sa mësohet janë mundësitë edhe për ndonjë afrim. Nuk jepen për momentin emra konkretë, por që janë në bisedime me disa futbollist­ë. Pritet që në ditët e para të javës të vijnë edhe të afruarit për t'u provuar në ndeshjen miqësore të së mërkurës kur liqenorët do të ndeshen me Orikumin ekipin që po zhvillon përgatitje­t në Pogradec. SKUADRA - Pogradeci gjatë sezoneve të fundit ka qenë një ekip me një grup thuajse të njëjtë futbollist­ësh. Lojtarë që e njohin shumë mirë lojën e njëri-tjetrit dhe në këtë mënyrë kanë bërë paraqitje shumë të mira në kampionate­t e kaluara. Mësohet se ky grup do të ruhet edhe në sezonin e ri, ndërsa objektivi do të jetë renditja në vendet e para. Prej disa ditësh, trajneri Festim Fetollari ka nisur përgatitje­t dhe lojtarët po marrin ngarkesat e nevojshme dhe në vazhdim do t'i alternojnë edhe me ndeshje miqësore. Klubi i ka të sigurta financat nga Bashkia e Pogradecit. Romeo Xinxifi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania