Panorama Sport (Albania)

Izmir Smajlaj kërcen me sukses drejt finales

Shkodrani hidhet 7.71 metra dhe siguron kualifikim­in

- ARTIN LLESHAJ

itën e djeshme star toi në Gjermani Ka mpionati Europian i Atletikës. Garat e këtij eventi do të zhvillohen në stadiumin olimpik të Berlinit dhe në rrugët e këtij qyteti. Në këtë eveniment do të marrin pjesë rreth 1600 atletë nga 50 shtete europiane, të cilët do të garojnë në 47 disiplina të ndryshme. Shqipëria përfaqësoh­et nga tre atletë, të cilët janë Luiza Gega, Izmir Smaljaj dhe 20-vjeçari Franko Burraj. Në ditën hapëse ishte Izmir Smajlaj ai që bëri debutimin nga kuqezinjtë, pasi dje u zhvilluan garat kualifikue­se në disiplinën e kërcimit për së gjati. Atleti kuqezi realizoi një kërcim prej 7.71 metrash duke arritur të presë biletën për në garën finale, e cila do të zhvillohet nesër në orën 19:40. Sportisti shkodran, edhe pse kreu një kërcim nën mesataren

e tij, ia doli me sukses duke e përmbushur objektivin e parë që kishte në këtë event dhe tashmë do të ketë mundësinë për të luftuar për zonën e medaljeve. Në garën e kërcimit së gjati morën pjesë 32 atletë, ku vetëm 12 prej tyre ia dolën të kualifikoh­eshin. Smajlaj realizoi gjithsej tri kërcime, ku në dy prej tyre shkaktoi faull ndërkohë që kërcimi prej 7.71 metra i mundësoi kalimin për në fazën finale. Kujtojmë që 25- vjeçari shkodran është mbajtësi i rekordit kombëtar prej 8.03 metrash, ndërkohë që rezultati më i mirë për të në këtë sezon është 7.9 metra.

FLET PRESIDENTI RULIPas arritjes së kualifikim­it, trajneri i sportistit kuqezi, Gjergj Ruli, që është dhe njëkohësis­ht presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, në një prononcim për "Panorama Sport" u shpreh kështu: "Duke parë formën e shkëlqyer që po kalon Izmiri, rezultati i arritur sot (dje) ishte më i ulët se pritshmëri­të që kishim, por mund të them që mund të ketë ndikuar edhe vapa e madhe që ishte e pranishme gjatë zhvillimit të garës. Gjithsesi, është një rezultat që na mundëson kalimin për në

finale që ishte dhe objektivi i parë për ne në këtë garë. Gjithashtu, dua të theksoj se Izmir Smajlaj ka bërë një përmirësim të dukshëm në shpejtësi, duke kaluar nga 41 kmh në 42.2 kmh dhe kjo na bën të shpresojmë në rezultate akoma më të mira. Tani presim me qetësi finalen dhe do të tentojmë zonën e medaljeve", deklaroi Ruli.

Ndërkohë, sot do të jetë radha e atletit Franko Burraj për të garuar. 20-vjeçari shkodran do të zbresë në pistë në orën 10:00, ku do të konkurrojë në garat kualifikue­se të 400 metrave. Ndërsa fituesja e medaljes së artë në Tarragona, Luiza Gega, do të marrë pjesë në garat kualifikue­se në disiplinën e 3000 metrave me pengesa në datën 10 gusht. Gega ka kryer fazën përgatitor­e mes stërvitjes në stadiumin e Korçës dhe vrapimit në klimën malorë të Dardhës dhe shpresohet shumë në një tjetër sukses prej saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania