Panorama Sport (Albania)

Super Doviciozo, u mbyll gojën të gjithë kritikëve

-

"Moto GP" u rikthye pas një periudhe pushimi me Çmimin e Madh të Republikës Çeke dhe menjëherë patëm një rezultat surprizues, ku italiani Doviciozo i la pas të gjithë, duke dalë triumfator nga pista e Brnos. Dukati tregoi në këtë garë se është rikthyer fuqishëm, pasi përveç fitores së Doviciozos, edhe piloti tjetër i skuadrës italiane, Horge Lorenco, mori një rezultat shumë të mirë duke u renditur i dyti. Mark Markez u përpoq më shumë të administro­jë avantazhin ndaj Rosit sesa të sulmojë për fitimin e garës. Ndërkohë, "Doktori" duket se vazhdon të ketë probleme me Yamahan, pasi motori nuk u përgjigjet aftësive të tij. Këto janë notat e protagonis­tëve kryesorë në cirkuitin e Brnos: ANDREA DOVICIOZO, NOTA 10 - Në Çeki rigjen talentin dhe motivimin që dukeshin se i kishin humbur që prej garës së Katarit. Pasi arriti një "pole position" spektakola­r, u konfirmua edhe në garë duke mbajtur pas dyshen e ardhshme të Hondas, Lorenco-Markez. Italiani u jep një sinjal të fortë konkurrent­ëve dhe lë pas kritikat e shumta që ka pasur gjatë kësaj kohe.

HORGE LORENCO, NOTA 9.5 - Pas luftës verbale me kolegun e tij të skuadrës, e cila u "fry" së tepërmi edhe nga mediat spanjolle, Horge rivendoset sërish në shërbim të skuadrës dhe e bën në mënyrë të shkëlqyer këtë gjë. Sigurisht që bëri gjithçka për të fituar dhe në fund la pas shokun e ardhshëm të skuadrës, spanjollin Markez. MARK MARKEZ, NOTA 8 - Piloti i Hondas ndoqi strategjin­ë e zakonshme, që konsiston fillimisht në studimin e kundërshta­rëve për të nisur më pas sulmin. Por këtë herë nuk ia doli, pasi Doviciozo ia prishi planet. Gjithsesi, Markez doli i kënaqur nga kjo garë, pasi bëri një thellim të vogël të diferencës me vendin e dytë. VALENTINO ROSI, NOTA 8 - Italiani tentoi të përsërisë suksesin e 22 viteve më parë në Brno, aty ku ka marrë triumfin e parë në karrierë, por është qartësisht i dukshëm inferiorit­eti i Yamahas kundrejt Hondas dhe Dukatit.

KAL KRUTÇLOU, NOTA 7.5 - Lufton me shumë grintë gjatë gjithë garës, por metrat e fundit janë fatale për të, pasi "Doktori" e parakalon fare pranë finishit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania