Panorama Sport (Albania)

Kristiano Ronaldo favorit, por Ikardi është gati ta "mposhtë"

-

Transferim­i i Kristiano Ronaldos te Juventusi ka rihapur një garë interesant­e për bardhezinj­të që janë prej vitesh në kërkim të fronit europian, por në aspektin personal ka hapur edhe një sfidë për titullin e golashënue­sit më të mirë në Serinë A. Nëse deri vjet kjo çështje ka qenë një duel mes Mauro Ikardit të Interit dhe Çiro Imobiles së Lacios, pa harruar këtu edhe Gonzalo Higuainin që sivjet ka kaluar te Milani, sigurisht që mbërritja e portugezit e ndez edhe më shumë duelin për "Këpucën e Artë" të Serisë A, por ndoshta edhe të asaj europiane. Por, ndërsa të gjithë presin të kuptojnë sesi do të shkojë në fushë e gjithë kjo "luftë" mes këtyre goleadorëv­e, janë bastexhinj­të ata që janë të sigurt mbi një dominim të 33-vjeçarit të Juventusit edhe në sezonin e tij të parë mes skuadrave më të mira italiane. Kristiano Ronaldo kuotohet nga kompanitë e basteve me koeficient­in 1.8 mbi fitimin e trofeut të goleadorit më të mirë, i ndjekur nga interisti Mauro Ikardi (29 gola në sezonin e kaluar në kampionat), i cili kuotohet me koeficient­in 2.6. Menjëherë pas argjentina­sit vjen bashkatdhe­tari i tij Gonzalo Higuain, i cili pasi ka lënë Juventusin, tashmë do të ketë një derbi të zjarrtë me Ikardin, duke qenë se ka kaluar të kushërinjt­ë kuqezi. Për suksesin në sfidën e goleadorëv­e, "Pipita" kuotohet me 3.9. Gjithsesi, siç ndodhi edhe vjet, të gjithë do të gabojnë nëse nënvlerëso­jnë Çiro Imobilen. Bomberi i Lacios, i cili e mbylli në të njëjtën kuotë golash me Ikardin sezonin e kaluar (29) zbret në vendin e pestë, për sa u përket premisave të bastexhinj­ve, ndonëse ai që do të besojë tek italiani do të shohë që t'i pesëfishoh­en paratë e luajtura. Po në vendin e katërt? Mbi Çiro Imobilen qëndron "kushëriri" boshnjak i Romës, Edin Xheko, i cili e ka rritur shumë ritmin e lojës në sezonin e kaluar dhe shumë besojnë se ky mund të jetë viti i duhur që, pas goleadorit më të mirë të Bundesligë­s, Xheko të shpallet i tillë edhe në Serinë A, teksa do të shpërblejë ata që besojnë tek ai me 4.2-fishin e parave të luajtura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania