Panorama Sport (Albania)

Kaliniç e Silva me valixhe në dorë, Baka ngec në "Milanello"

Sulmi kuqezi, Milani me tre bombera në treg

-

Pas Nikola Kaliniç dhe Karlos Bakës, Milani po synon të arkëtojë sa më shumë duke shitur të gjithë sulmuesit që ka në dispozicio­n, përveç Patrik Kutrones. Teksa për kolumbiani­n situata nuk ka evoluar në pritje të ofertës së duhur, lajmet e mira janë për Nikola Kaliniçin. Pritjes së tij për t'u larguar nga kuqezinjtë duket se i ka ardhur fundit. Atletiko e Madridit ka arritur akordin për transferim­in e Kevin Gameiros te Valencia. Me paratë e francezit, klubi madrilen do të formulojë edhe ofertën përfundimt­are ndaj Milanit për numrin 7. Vetëm një vit pas transferim­it nga Fiorentina, lojtari ndryshon rishtazi ekip. Sezoni i kaluar ishte shumë poshtë pritshmëri­ve, ndaj 29- vjeçari dhe klubi kanë rënë dakord se transferim­i do të ishte zgjidhja e duhur, si për sulmuesin, ashtu edhe për "Djallin" që nga shitja e tij pritet të përfitojë një shumë që vërtitet rreth 20 milionë eurove. Portugezi- Andre Silva përbën një rast të veçantë. Ai që konsideroh­ej si pasardhësi i Kristiano Ronaldos, që vuajti të gjejë vetveten në Itali në sezonin e parë me Milanin. Me ardhjen e Higuain, 22-vjeçari hoqi dorë nga numri 9 duke kaluar te 69- ta. Fanella e re duket se i ka sjellë

fat portugezit, i cili me golin e tij i dha Milanit fitoren 1- 0 ndaj Barcelonës ditën e diel, por sidoqoftë nuk ndryshon situatën e merkatos rreth tij. Lojtari përflitet për një largim nga kuqezinjtë dhe rrjeta e shënuar ndaj katalanasv­e nuk e ka ndryshuar pozicionin e tij në skuadër. Pas

një sezoni në hije, drejtuesit po bëjnë të pamundurën për të sistemuar sulmuesin për të cilin një vit më parë paguanin 38 milionë euro. Në rast të një oferte të përshtatsh­me, ai do të bëjë valixhet, përndryshe Milani synon ta huazojë me shpresën se do të bëjë hovin cilësor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania