Panorama Sport (Albania)

‘Suso qëndron, për ekipin duhet një gjysmëmrek­ulli’

Leo "skarcon" Milinkoviç­in: S’na lejohen ëndrra të mëdha

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Leonardo e zgjodhi ta kishte në krah, ndaj prezantimi i Paolo Maldinit u parapri nga një konferencë për shtyp nga ana e braziliani­t. Drejtuesi foli jo vetëm për rikthimin e ishkapiten­it, por edhe për tema të tjera të së ardhmes së klubit.

Si u zhvillua afrimi i Maldinit në klub?

Përgjigjen pozitive nga ana e Paolos e prisha. Bashkë njihemi prej 21 vjetësh dhe fakti që do e kem në krah më jep forcë, si në punë ashtu edhe në përditshmë­ri. Ardhja e tij është një vlerë e shtuar.

A është e vërtetë se e doje edhe te PSG-ja?

Po, mundësia ka ekzistuar. Te Milani është një tjetër realitet. E dinim mendimin për njëri-tjetrin, ndaj vendimi erdhi në pak minuta.

I duhet Milanit tani një drejtor sportiv?

Të gjitha bisedimet i zhvillojmë mes nesh, por në të gjitha vendimet është e nevojshme të kesh në krah njerëz me të cilët ke harmoni totale. Do të duhet të zgjedhim njerëz për t'ia bashkangji­tur një projekti të rëndësishë­m. Paolo është një garanci në këtë aspekt, gjithmonë më ka habitur përkushtim­i i tij. Në klub kemi shumë çështje dhe normalisht nuk mund të fokusohemi 100 për qind te të gjitha. Paolo mund të na japë një ndihmë të rëndësishm­e.

Do të merrni ndonjë lojtar klasi për mesfushën?

Nëse u përmbahemi rregullave të "Fair Play"-t, sot nuk kemi mundësi të blejmë një lojtar të madh. Për fat, ka disa mënyra të tjera për të marrë futbollist­ë të tillë, e megjithatë do të na duhet një gjysmë mrekulli për t'ia dalë mbanë. Milani mund të shpenzojë vetëm aq sa arkëton. Jemi me bilanc negativ, jo më kot na skualifiku­an në UEFA, impenjimi ynë me të cilën është shumë strikt.

Sa i vërtetë është interesi juaj për Milinkoviç-Saviç?

Është një ëndërr, por jo vetëm për ne. Nuk na lejohet të ëndërrojmë futbollist­ë me vlerë të tillë. Një vit më parë m'u kërkua një mendim për lojtarin më të mirë të Serisë A. Piketova pikërisht Sergejin, ka

shumë talent dhe po aq hapësirë për t'u përmirësua­r. Sot për sot është jashtë mundësive të Milanit.

Thuhet se do të largohet Kaliniç, po me Suson çfarë do të ndodhë?

Për Nikolan na u desh pak kohe, por jemi shumë pranë finishit. Hezusi është një lojtar shumë i rëndësishë­m i së tashmes dhe të ardhmes së Milanit. Nuk ka asnjë ofertë për të dhe kurrë nuk ka ardhur në klub ndonjë kërkesë.

Dy fiksimet tuajat janë Rabio dhe Kaka. Do i sillni te Milani?

Për Rabion nuk kam folur me askënd, megjithëse e ndjek prej kohësh. Mendoj se është një futbollist­i i madh, por i përket PSG-së, me të cilët nuk kam folur asnjëherë. Sa për Rikin, e dinë të gjithë sa i lidhur jam me të. Prej kohësh kërkon të formohet si drejtues. Ai është "Topi i Artë" i fundit që ka luajtur me Milanin dhe është ende shumë i lidhur me ngjyrat kuqezi. Do ta kemi rrotull, nuk e di ende sesi, por ka shumë dëshirë të na qëndrojë pranë dhe do të jetë pranë nesh në shtator sepse është vetofruar të punojë falas për të kuptuar se si funksionon kjo botë.

Do të frymëzohet ky Milan nga ai i juaji i sezonit 2009-' 10?

Nuk jam më trajner, por atë vit kishim Ronaldinjo­n dhe futbolli me të në fushë është shampanjë. Ai solli në skuadër diçka të re që motivoi një grup, të cilit sapo i ishin larguar Maldini dhe Ançeloti. Galiani e pagëzoi skemën "4-2-fantazi", çka na stimuloi të bënim diçka të " papërgjegj­shme" me ekipin që tregoi në shumë ndeshje një futboll cilësor.

Kur mendoni se kjo skuadër mund të synojë trofetë?

Unë dhe Paolo së bashku kemi 5 Champions. Unë asnjë dhe Paolo pesë. Objektiv kryesor është të rikthehemi për t'i dhënë Maldinit shansin që ndonjë trofe ta ngrejë edhe si drejtues. Duhet shumë durim sepse Reali qëndroi shumë vite pa fituar, ndërsa Barcelona në vitet 2000 nisi sukseset e saj. Lavdia është në ADN-në e Milanit, ndaj besoj se do të rikthehemi në majat e dikurshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania