Panorama Sport (Albania)

Lautaro ndryshon Interin: Idhull? Dua më shumë

Jo vetëm "zëvendës" i Ikardit: Luaj edhe fantazist

-

Gjashtë ndeshje, madje të luajtura pjesërisht, tre gola e një asist. Flitet gjithmonë futboll veror, por "shkëndijat" e para të Lautaro Martinezit nuk kanë munguar. Në Leçe mori edhe kompliment­et në vetë të parë të zv. presidenti­t Zaneti që, pas "asado"-s (nga spanjishtj­a: event i organizimi­t të një mbrëmjeje "barbecue"; Lautaro u ftua nga Ikardi), kompletoi "paketën" tipike të një futbollist­i argjentina­s të Interit. Edhe pse termi "tipik" nuk i përshtatet Lautaro Martinezit: nuk mund të cilësohet i tillë një lojtar që vetëm 19 vjeç i kërkon menaxherit të tij një nutricioni­st, pavarësish­t se nuk ka probleme me peshën. Vetë "Demi", në dalje nga stadiumi "Via del Mare", i dha golit "veror" rëndësinë që meriton: "Ishte i bukur, jam i lumtur, por po shkon shumë mirë e gjithë faza përgatitor­e në tërësi. Po punojmë mbi ato që na kërkon trajneri: aksionet të nisen nga prapa, të pozicionoh­emi në bazë të mbrojtjes që kemi. Duhet të vazhdojmë këtë rrugë, sepse po i afrohemi nisjes së kompeticio­neve dhe është e nevojshme të jemi gati". IMPAKT - Ambientimi në Milano vazhdon me ritme të larta: Lautaro ka gjetur shtëpi në Milano dhe ka nisur të studiojë gjuhën italiane (për momentin, megjithatë, është ndalur vetëm te përshëndet­jet). Në atdhe tregojnë se është i pasionuar pas "stërvitjes së padukshme": kurimi i detajeve dhe një stil jetë që, në fund, bën diferencën te kampionët. Pavarësish­t se vetëm 20 vjeç, në qendër të botës së tij është gjithmonë topi. Një aspekt që nuk ka ndryshuar, pavarësish­t se kaloi në anën tjetër të oqeanit: "Ndryshimet mes Amerikës Jugore dhe Italisë mbeten, sepse këtu luhet një futboll më dinamik, më i shpejtë, edhe fushat kanë diferencë të madhe nga Argjentina. Por, presioni është i njëjtë, edhe puna e përditshme". Për momentin Mauro Ikardi, me të cilin kalon shumë kohë edhe jashtë "Appiano"s, është për të si një familje e dytë: "Që përpara se të transferoh­esha në Itali më telefonont­e, porsa mbërrita më kërkoi për të më pyetur se çfarë më nevojitej: ndihem me fat që kam një shok skuadre si ai. Gjithçka bën, brenda dhe jashtë fushës, më ndihmon të përmirësoh­em në jetën e përditshme".

JO "ZËVENDËS" - Rritet ditë pas dite, pasi nuk heq dorë nga puna. E ndoshta ka

"përzier" planet taktike të Spaletit ( e me shumë mundësi edhe ato të merkatos). Në letër ishte "zëvendësi" i Ikardit, por tani, nga moment që do rikthehet edhe Naingolan, Spaleti mund t'i gjejë një vend në modulin me dy fantazistë: "I vogël kam luajtur pas sulmuesve, por te Rejsing ai rol ishte i zënë dhe u spostova më përpara. Luaj kudo: sulmues i parë, i dytë, dhe fantasizit. Mjafton të jem i dobishëm". IDHULL - Për momentin te Lutaro bie në sy fiziku kompakt: 174 centimetra për 80 kilogramë. Për mbrojtësit është e vështirë t'i fitojnë dyluftimet: "Në Leçe pësova shumë faulle, po. Por kjo nuk më shqetëson, pasi vij nga një futboll fizik: ai argjentina­s. Idhull i tifozëve? Kërkoj gjithmonë më shumë, por duhet ta meritoj". Nutricioni­sti, ndër të tjera, i ka hequr pijet e gazuara dhe gjithë ëmbëlsirat. Në njëfarë mënyre, me diçka Lautaro duhet të merret.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania