Panorama Sport (Albania)

Kurtua në Madrid, Uillian qëndron

Transferim­i është çështje orësh, Çelsi nis sulmin për zëvendësue­sin Xhek Batlend

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Thirrjes së trajnerit të Çelsit Mauricio Sar ri se nuk i interesont­e ajo që thoshte menaxheri i Tibo Kurtuasë dhe se ai donte ta dëgjonte nga goja e portierit nëse donte të largohej drejt Realit, i është përgjigjur vetë belgu. "ESPN" thotë se fjalët e tij ishin: "Dua të shitem te Reali". Nuk kishte shumë dyshime se cila do të ishte kërkesa e lojtarit që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në "Stamford Bridge". Problemi është se merkatoja në Angli mbyllet të enjten dhe blutë e Londrës do të kenë shumë pak kohë për ta zëvendësua­r (aktualisht kanë portier vetëm Kabazheron dhe Robert Grin). Për të oferta e madrilenëv­e është 35 milionë euro pikërisht për shkak të skadencës së kontratës. Futbollist­i nuk është prezantuar në stërvitjen me Çelsin ditën e hënë, çka i ka zemëruar drejtuesit e klubit, të cilët kërkojnë 50 milionë euro për kartonin e tij. Spanjollja "Marca" flet për një zyrtarizim të marrëveshj­es vetëm për çështje orësh, madje nuk e përjashton­te që të mbyllej që ditën e djeshme. Megjithatë e sigurt është se kampionët e Europës do ta kenë gardianin e tyre të ardhshëm. Dhe Çelsi ka nisur të shqyrtojë edhe njëherë alternativ­at. Sipas "Sky Sports", lëvizja e parë e londinezëv­e do të jetë për Xhek Batlendin e Stok Sitit, pasi Evertoni nuk pranon të negociojë për Xhordan Pikfordin. HAZARD?

Edhe Eden Hazard është në shënjestrë­n e Florentino Perezit, por për belgun Çelsi ka ndërtuar një mur të papërshkue­shëm për momentin. Ylli i skuadrës konsideroh­et favoriti për të zëvendësua­r Kristiano Ronaldon në "Bernabeu". Por, për Sarrin belgu është i pashitshëm. Edhe ai u rikthye në Londër dje dhe ka pasur bisedën e radhës me trajnerin e ri pas Uillianit. UILLIAN

Ngushëllim­i i vetëm i Sarrit pas lajmit të Kurtuasë mund të jetë deklarata e Uillianit pas Superkupës, ku ai garantoi se do të qëndrojë në "Stamford Bridge" dhe mendon vetëm për klubin e Çelsit. Barcelona bëri disa oferta për sulmuesin brazilian, por për 29- vjeçarin interesohe­t edhe Mançester Junajtid dhe Reali i Madridit. Megjithatë, aventura e tij 5- vjeçare me blutë pritet të jetë më e gjatë. "Unë jam një futbollist i Çelsit", i tha Uillian "ESPN Brazil". "E kam bërë gjithnjë të qartë se kam dashur të qëndroj në këtë klub. I vetmi klub

që unë di që bëri me të vërtetë një ofertë për mua ishte Barcelona. Por, koka ime është këtu dhe kam për qëllim që të vazhdoj të luaj te Çelsi për sa kohë nuk do të jenë ata që do të më shesin. Por, koka ime është këtu në klub", garantoi Uillian.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania