Panorama Sport (Albania)

Historia e Xhermein Penant, një adoleshenc­ë mes bandave të krimit

-

Ish-futbollist­i i Arsenalit dhe Liverpulit, Xhermein Penant, zbulon për "Mirror" një pjesë të jetës së tij të trazuar përmes autobiogra­fisë. Një jetë mes bandave të Notingemit ajo e 35-vjeçarit dhe një karriere futbollist­ike që kapërcente nga një problem te tjetri.

Jeta - Prindërit iu ndanë kur ishte vetëm 3 vjeç. Babai ishte një shpërndarë­s droge dhe raportet me nënën nuk ishin kurrë të qeta. Nuk foli me të për 10 vite dhe mendonte për shumë kohë se kishte vdekur, por në të vërtetë zbuloi vetëm së fundmi që ishte ende gjallë. "Edhe jemi takuar, por nuk kemi asnjë lloj marrëdhëni­eje. Në shkollë nuk shkëlqeja, përveç sportit. E vetmja rrugë për t'u larguar ishte të bëhesha futbollist. Vetëm Zoti e di se çfarë do më kishte ndodhur po të kisha qëndruar atje". Dhe në lidhje me bandat lokale, ku ai bënte pjesë, ai tregon për një përplasje mes tyre në Notingem kur ishte vetëm 14 vjeç: "Kishin thika, shkopa bejsbolli dhe pistoleta. Një herë tjetër ishim në një 'fastfood'. Të gjithë u larguan, ndërsa banda jonë ndoqi atë rivale. Nuk e pashë çfarë ndodhi me sy, sepse u fsheha pas banakut, por një prej pjesëtarëv­e të bandës rivale u kap dhe vdiq më pas në spital". Ky ishte episodi që e largoi përfundimi­sht nga bota e krimit dhe e trembi futbollist­in e ardhshëm, se mund të ishte ai në vend të tij. Një vit më vonë, ai u bë adoleshent­i më i shtrenjtë i futbollit. Firmosi me Arsenalin 15 vjeç në 1999, për të cilin "topçinjtë" paguan 2 milionë sterlina.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania