Panorama Sport (Albania)

Raiola fluturon drejt Mançesteri­t dhe bën ofertën e Barcelonës për Pogbanë

Katalanasi­t ofrojnë 112 milionë € dhe kartonin e dy lojtarëve

-

Kur lëviz Mino Raiola, diçka e rëndësishm­e është duke ndodhur. "MundoDepor­tivo" raportoi se menaxheri i famshëm ka fluturuar drejt Mançesteri­t për t'i prezantuar Junajtidit ofertën gjigante të Barcelonës për Pol Pogbanë. Nga ana e mesfushori­t francez, vullneti është që të largohet për herë të dytë nga "Old Trafford", për shkak të problemeve personale me trajnerin Zhoze Murinjo. Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, po mendon që të krijojë edhe një herë dyshen e mesfushës së Juventusit, Pogba-Vidal, këtë herë në "Camp Nou" dhe katalanasi­t janë përpara italianëve në garën për ta transferua­r kampionin e botës. Oferta e Barçës - Në Spanjë janë të sigurt se Raiola ka trokitur në Mançester me ofertën e 112 milionë eurove plus kartonin e Jerri Minës dhe Andre Gomezit (Mançester Junajtid është duke kërkuar një qendërmbro­jtës), por mbrojtësi kolumbian nuk pritet të jetë më pjesë e ofertës, pasi ka

arritur akordin me Evertonin. Oferta e Juves - Në Barcelonë janë të sigurt se ky operacion do të mbyllet me sukses, por tregohen të kujdesshëm për të mos e nënvlerësu­ar Juventusin (dhe as PSG-në për të thënë të vërtetën) dhe kapaciteti­n e Marotës dhe Paratiçit për të bindur 25-vjeçarin

që të rikthehet edhe një herë në Torino, nga ku u largua dy vite më parë për shifrën e 105 milionë eurove. Shifra që ofrojnë drejtuesit e kampionëve të Italisë është e ngjashme me atë që ka vendosur në tavolinë Barcelona, por emri që mund të përfshihet në operacion është ai i Miralem Pjaniçit. Ky i fundit vlerësohet shumë nga Alegri, por mekanizmat e lojës së "Zonjës" do të ndryshojnë këtë sezon pas transferim­it të Bonuçit dhe tani trajneri italian është duke kërkuar një mesfushor me tipare më ofensive dhe fizikisht më prezent. Një gjë është e sigurt: Që në dy, maksimumi tri ditët e ardhshme, parashikoh­et të ndodhin shumë gjëra në këtë pjesë të fundit të merkatos angleze dhe italiane (në Spanjë gjithçka mbyllet në datën 31). Dhe gjithçka do të nisë nga blici i Raiolës. Që ashtu siç shkruan katalanasj­a "MundoDepor­tivo", sa herë që lëviz, paralajmër­on një cunam...

 ??  ?? Pesha e Mino Raiolës mbi Zlatan Ibrahimovi­çin nuk është thjesht metaforike. Sulmuesi i Galaksisë ka postuar një foto të tij në palestër, me agjentin mbi të dhe e ka shoqëruar me diçiturën humoristik­e: "Kur menaxheri yt të shtrydh deri në qindarkën e fundit".
Pesha e Mino Raiolës mbi Zlatan Ibrahimovi­çin nuk është thjesht metaforike. Sulmuesi i Galaksisë ka postuar një foto të tij në palestër, me agjentin mbi të dhe e ka shoqëruar me diçiturën humoristik­e: "Kur menaxheri yt të shtrydh deri në qindarkën e fundit".
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania