Panorama Sport (Albania)

Boateng te Junajtid, e çon Jay-Z

Transferim­i te nënkampion­ët e "Premier League"-s

-

Skuadra e Mançester Junajtid ka nisur kontaktet me gjigantët gjermanë pas ndeshjes së ditës së diel, ku 29-vjeçari i është ofruar Junajtid pasi bisedimet e tij për të kaluar te PSG dështuan. Klubi gjerman është i gatshëm që të pranojë një shumë prej 45 milionë eurosh për të shitur lojtarin, por drejtuesit e Junajtid dëshirojnë që të paguajnë më pak. Pritet që të dy klubet të vazhdojnë negociatat me njëri-tjetrin, por, sipas mediave angleze, parashikoh­et që mbrojtësi i Gjermanisë të nisë një aventurë të re në kampionati­n anglez. Karl Hainc Rumenige ishte shumë i mërzitur pas ndeshjes kur u pyet për lojtarin. Boateng pësoi një dëmtim në fund të takimit. "Të mos e ekzagjeroj­më, duhet të kthehemi me këmbë në tokë", tha Rumenige për dëmtimin e mbrojtësit. E gjithë kjo situatë u ka ardhur në majë të hundës gjermanëve që nuk duan të pengojnë më lojtarin të luajë diku tjetër. Për të transferua­r lojtarin në Angli ka hyrë në lojë edhe muzikanti i njohur amerikan, JayZ. Ai është edhe një mik i ngushtë i mbrojtësit, si dhe përgjegjës për marketingu­n e lojtarit. Jay-Z është shumë i pasionuar me futbollin dhe e ndjek atë sa herë që koha ia lejon. Ai përveç impenjimev­e muzikore është edhe një biznesmen i njohur. Bashkëshor­tja e tij, Beyonce, është gjithmonë pranë tij. Kujtojmë që dhe më parë Boateng ka luajtur në Mançester, por jo te "djajtë". Ai mund të rikthehet si kundërshta­r i ish-skuadrës së tij të mëparshme, Mançester Sitit që drejtohet nga ish-trajneri bavarez Pep Guardiola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania