Panorama Sport (Albania)

Reali gjen sulmues, Asensio gati të luajë si numër 9

Spanjolli është gati të luajë titullar

-

Që Kristiano Ronaldo do të jetë një mungesë e madhe për Realin e Madridit, kjo nuk ka dyshim. Jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Portugezi ishte simboli i qytetit dhe skuadrës kampione të Europës. Por tani me kalimin te Juventusi gjërat kanë ndryshuar. Disa mendojnë për mirë dhe disa për keq. Por presidenti Florentino Perez, ashtu si dhe në të kaluarën kur janë larguar yje të tjerë, ka ditur t'i zëvendësoj­ë ata. Por kush mund të jetë lojtari në fushën e lojës që të bëjë më mirë se pesë herë fituesi i "Topit të Artë"? Talenti spanjoll, Marko Asensio, është njëri prej tyre. Lojtari që shkëlqeu në fillimin e sezonit të kaluar me madrilenët është një lojtar që pëlqehet shumë nga Perez dhe trajneri i ri, Lopetegui. Ai ka planifikua­r që t'i sigurojë atij një vend në formacioni­n e parë. Tani me largimin e portugezit, Asensio do të ketë më shumë hapësira në repartin e sulmit. Spanjolli mund të jetë ylli i ri në skuadrën e "galaktikav­e". Aftësitë e tij tashmë njihen nga tifozët në kryeqyteti­n iberik, shpejtësi, driblim dhe sigurisht ajo që bën më mirë, gjuajtjet nga distanca. Ishte pikërisht kjo e fundit ajo që mahniti shumë tifozë madrilenë, që përveç Ronaldos duhet të mbanin vështrimin edhe tek Asensio. Në ndeshjen ndaj Juventusit në miqësoren e luajtur në Amerikë, lojtari luajti në sulmin e skuadrës madrilene. Ai i shkaktoi jo pak dhimbje koke mbrojtjes së hekurt të skuadrës italiane. Trajneri Lopetegui po mendon që ta ketë si alternativ­ë edhe në të ardhmen këtë rol të spanjollit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania