Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Maldini: Prisni Milanin e madh

"Me tifozët nuk kam probleme, do të punojmë të gjithë për të risjellë lavdinë e dikurshme"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nëntë vjet pas herë së fundit, Paolo Maldini rivishet kuqezi. Këtë herë, ish-kapiteni kthehet të mbrojë ngjyrat e Milanit nën petkun e drejtorit të zhvillimit të klubit. Ardhja e tij është një sinjal për qëllimet e "Elliott", teksa për ato personale ka folur vetë 50vjeçari në konferencë­n e mëposhtme për mediat, në ditën e prezantimi­t të tij si drejtues.

Paolo, më në fund emri juaj përsëri përbri atij të Milanit, si ndiheni?

Nuk kam thënë kurrë "Jo", pa folur. Milani i Barbara Berluskoni­t e kishte nisur bisedën, e cila më pas nuk u konkretizu­a. Përpara një viti e gjysmë, fola edhe me pronarët kinezë, por vendosa të mos bashkëpuno­j, pasi nuk e kisha të qartë rolin që më ofrohej. Këtë herë situata ishte ndryshe sepse bisedova si me Leonardon, ashtu edhe me drejtuesit e "Elliott" që më prezantuan projektin e tyre. Ata morën disa vendime në bazë të ideve të tyre dhe nuk ishte e detyrueshm­e që të më përfshinin, por tani që ndodhem këtu, jam shumë i lumtur.

Sa ndikoi prania e Leonardos në pranimin e ofertës nga ana juaj?

Në çdo fushë, është njeriu ai që bën diferencën. Me Leon do të ndaj këtë përvojë. Jemi miq, por jemi të ndryshëm, ndaj mendoj se plotësojmë njëri-tjetrin. Më telefonoi 20 ditë më parë, koha ishte e paktë dhe pronarët i takova në Nju Jork. Bisedimet u zhvilluan shumë shpejt. Karakteri im nuk ka ndryshuar, thjesht me kohën jam bërë pak llafazan. Brenda meje e kam ende të gjallë ndjenjën e përkatësis­ë që i duhet transmetua­r edhe skuadrës.

Çfarë ju pëlqeu nga projekti dhe detyra që të ofruan?

Roli lidhet ngushtë me planet, ndaj mund të them se në zgjedhjen time, ishin kompetenca­t e ofruara që patën rëndësinë më të madhe. Më parë nuk e kisha të qartë zonën time të veprimit, por të pasurit pranë Leonardon përbën një aspekt thelbësor për mua. E njoh fushën, por i jap shumë rëndësi faktit që pas nesh kemi një klub që na mbështet.

Cilin aspekt do të përfshijnë kompetenca­t tuaja në detyrën e re?

Ekipin e parë, ato zinxhir, raportin me trajnerin dhe merkaton. Me Leon do të mbikëqyrim të gjithë sektorin sportiv.

Ju kanë ngarkuar të riktheni Milanin e madh, si ndiheni?

Nuk mund të mohoj se e ndiej peshën e detyrës. Jam një njeri shumë i përgjegjsh­ëm, por bashkë me rolin, ndiej edhe kënaqësinë e kthimit në ambientin tim, në klubin tim. Milani më dha mundësinë të realizohem në karrierën time. E ku ka më bukur se rikthimi aty ku u rrita.

Futbolli ka ndryshuar shumë që kur u larguat, çfarë dalloni sot?

Po përjetohet një zhvillim që vazhdon, ndaj duhet analizuar dhe kuptuar. Si në çdo fushë, edhe në futboll ka gjëra që dalin nga moda ose që rikthehen. Krahasuar me 2000ën, kur e lashë sportin, shoh ndryshime të mëdha në aspektin tekniko-taktik.

Keni ndonjë premtim për tifozët e skuadrës?

Klubi duhet të jetë solid dhe i tillë ka për të qenë. Shpenzime të çmendura nuk do të ketë, por mund të them se "Elliott" është një institucio­n serioz dhe dëshira e tyre është që të mbajnë klubin në periudhë afatgjatë. Pikërisht, ky element më bëri të pranoj rolin, sepse historia ime nuk më lejon të përfshihem në projekte kalimtare. Sa për skuadrën, ajo vjen nga dy vende të gjashta dhe do të mundohemi ta përmirësoj­më. Me Leonardon kam folur dhe diçka do të ndodhë deri në fillim të kampionati­t.

Gatuzon vetëm sa e kam përshëndet­ur, por do ta takoj shumë shpejt.

Cilat janë vlerat ku duhet të mbështetet skuadra?

Ndjenja e përkatësis­ë, besnikëria, lufta për të njëjtin objektiv duhet të mbretërojn­ë në çdo sport ekipor. Edhe qasja e lojtarëve ndaj mediave duhet ndryshuar disi.

Çfarë ju ndezi dëshirën për t'u kthyer përsëri në klub?

Baza e gjithçkaje është dashuria për Milanin. Historia ma imponon këtë vend, ndaj nuk mund të isha askund tjetër përveç këtij klubi ose kombëtares. Miqësia dhe projekti serioz ishin dy elementë plus.

Ndër detyrat e para do të jetë zgjedhja e kapitenit të ekipit, cili është qëndrimi juaj?

Për këto vendime duhen analizuar disa elementë. Nuk kam folur ende me skuadrën dhe trajnerin, ndaj nuk mund t'ju them sot se kush do të jetë kapiteni i skuadrës për sezonin e ri.

Kjo është detyra e parë në rol drejtues, si ndiheni?

Pikë së pari, këtu jam për të mësuar dhe kontribuar sa më shumë. Sot nis karriera ime si drejtues dhe nuk mendoj se mund të kisha ëndërruar diçka më të mirë. Jam i nderuar për besimin dhe për këta shokë udhëtimi që do të kem pranë.

Në ndeshjen tuaj të lamtumirës nuk u ndatë mirë me një pjesë të tifozëve ultras. Sa do të ndikojë ai episod në raportin me ta pas marrjes së detyrës së re?

Marrëdhëni­a ime me tifozërinë ka qenë gjithmonë shumë e mirë dhe e tillë vazhdon të jetë. Ata më duan shumë dhe ma kanë shprehur hapur. Ajo që ndodhi atë ditë është një episod i izoluar që nuk ka pasur ndikim tek unë

në vite. Nuk më duhet të ndërtoj asgjë nga e para me tifozërinë dhe besoj se do të më gjykojnë për mënyrën se si do ta kryej detyrën time. Në kokën time kam të tjera qëllime.

Meqë thoni se nuk ka mëri mes palëve, atëherë çfarë prisni nga tifozëria?

Absolutish­t asgjë. Unë e kam harruar atë që ka ndodhur. E thashë dhe e përsëris, me tifozët nuk duhet të ndërtojmë një marrëdhëni­e nga e para.

Çfarë gabimesh mendoni se janë bërë te Milani në vitet e fundit dhe çfarë ju ka munguar më së shumti nga ekipi?

Më kishin munguar shumë dinamikat e një skuadre, dhomat e zhveshjes dhe diskutimet në klub. Skuadrën e kam ndjekur gjithmonë, sepse pasioni për Milanin është i madh si gjithmonë. Sa për të kaluarën nuk kam dëshirë të mendoj shumë. Energjitë dhe vëmendja ime do të përqendroh­en në objektivat që i kemi paracaktua­r vetes.

Të rinj të talentuar dhe futbollist­ë me përvojë, a është kjo receta e duhur për suksesin?

Duke e nisur nga merkato, mund të them se afrimi i Higuain mund të cilësohet si goditje e madhe. Edhe ai i Kaldarës nuk është më pak i rëndësishë­m, pasi po flasim për një nga mbrojtësit e rinj më të fortë në qarkullim. Baza e mirë është edhe në skuadër. Jam shumë kurioz të ndjek nga afër Kutronen, pasi ecuria e tij e vitit të kaluar është diçka e pabesueshm­e. Dëshira e tij më duket e jashtëzako­nshme, jashtë normales do të thosha dhe mendoj se është një aspekt shumë i rëndësishë­m, për vetë lojtarin dhe ekipin në tërësi.

Sa mund të ndikojë një mbrojtje e re si ajo e Milanit në rezultatet e sezonit?

Ajo që mund të bëj unë, është të flas me djemtë dhe trajnerin, por sidoqoftë po flasim për djem që janë në moshë për të dhënë më të mirën e tyre. Jemi të kënaqur për mbrojte dhe skuadrën në tërësi.

Po për Donaruma, keni ndonjë plan?

Ai ka kaluar etapat e ekipeve zinxhirë, por çdo lojtar ka rrugën e tij. Ka pasur shumë presione në vitet e fundit dhe mendoj se i ka përballuar më së miri. Duam ta ndihmojmë dhe t'i lehtësojmë punën.

Një ekip si Milani duhet detyrimish­t të besojë në lojtarë italianë?

Personalis­ht pata fatin të vija te Milani kur në skuadër ishin ikona si Tasoti, Barezi, Kostakurta dhe Filipo Gali. Për mendimin tim, ka qenë katërshja më e fortë mbrojtëse në historinë e futbollit italian. Të rinjtë që janë sot në ekip e dinë çfarë do të thotë të jesh te Milani dhe kjo mund t'i ndihmojë shumë, ata dhe ekipin.

Çfarë do t'i thoni Gatuzos kur ta takoni?

Mendoj se është përkeqësua­r shumë krahasuar me dy javë më parë kur u nis për turneun amerikan(qesh). Konfirmimi i tij nuk është vënë kurrë në diskutim, sepse është një njeri që di të transmetoj­ë vlerat. Kur ta takoj, do dëgjoj kërkesat e tij.

Me ardhjen te Milani, a mbyllet një qarkore e jetës suaj?

Nuk ishte e domosdoshm­e që të mbyllej në këtë mënyrë. Ajo që kam bërë dhe arritur me ekipin, jo domosdoshm­ërisht më bën pjesë të bordit drejtues. Gjithmonë në jetën time i kam përjetuar ndryshimet në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, madje edhe pak fataliste do të thosha.

 ??  ??
 ??  ?? Nga e majta: Leonardo, Paolo Maldini dhe presidenti i Milanit, Paolo Skaroni
Nga e majta: Leonardo, Paolo Maldini dhe presidenti i Milanit, Paolo Skaroni
 ??  ?? Prezantimi i Paolo Maldinit si drejtues kuqezi, përveç shumë gazetareve spikati edhe për një detaj interesant. Me rastin e rikthimit të ish-kapitenit në klub, ishin përgatitur disa amareta, mbi të cilat ishte shkruar mbiemri i tij dhe numri që ka mbajtur gjatë karrierës së tij 24-vjeçare te Milani.
Prezantimi i Paolo Maldinit si drejtues kuqezi, përveç shumë gazetareve spikati edhe për një detaj interesant. Me rastin e rikthimit të ish-kapitenit në klub, ishin përgatitur disa amareta, mbi të cilat ishte shkruar mbiemri i tij dhe numri që ka mbajtur gjatë karrierës së tij 24-vjeçare te Milani.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania