Panorama Sport (Albania)

Rama zbret në fushë, tifozët i kërkojnë titullin Partizanit

Për herë të parë grupi i plotë, punohet shumë nga krahët

- VLADIMIR MEMA

Partizani vijon përgatitje­t në kompleksin "Pepa" të qytetit të Elbasanit, aty ku është grumbullua­r prej një jave nën drejtimin e dyshes Gega- Mehmeti. Të kuqtë e kryeqyteti­t janë suprizuar ditën e djeshme nga prezenca e drejtorit të përgjithsh­ëm, Olsi Rama, i cili ndoqi nga afër stërvitjen. Përpara se të startonte seanca stërvitore, drejtori Rama bisedoi për disa minuta me teknikun Gega, teksa ishin ulur në një cep të fushës në praninë edhe të Genc Tomorit aty pranë. Rama nuk e la me aq bisedën me teknikun e të kuqve, teksa iu bashkua atij në mesin e fushës, ndërkohë që lojtarët ishin duke kryer ushtrimet që u kishte ngarkuar trajneri. Sigurisht, temë e diskutimev­e ka qenë situata në skuadrën e Partizanit, teksa Gega diçka po i shpjegonte Ramës. Pse jo, tekniku shpreson te ndonjë përforcim në merkato, çka do të rriste më tej edhe konkurrenc­ën në kampin e kuq. Pasi qëndroi për afro 45 minuta dhe pa stërvitjen e skuadrës, Olsi Rama në shoqërinë e të birit u larguan nga kompleksi sportiv, ndërkohë që ekipi vijoi me programin stërvitor.

GRUPI - Partizani iu rikthye në këtë mënyrë edhe përgatitje­ve intensive, duke u dhënë lojtarëve ngarkesën maksimale në këtë periudhë përgatitor­eje. Vijnë lajme të mira nga kampi i kuq, pasi për herë të parë grupi i lojtarëve ishte i plotë dhe nuk pati futbollist­ë që bënë stërvitje të diferencua­r. Gega i ndau lojtarët në dy grupe duke zhvilluar një stërvitje në kushte loje, teksa me një skuadër i qëndronte vetë në kokë, ndërsa tjetrën ia kishte besuar zv. trajnerit Mehmeti. Në fund, u zhvillua një lojë me fushë të plotë. Shpresohet që deri në fillimin e kampionati­t lojtarët të jenë në formën e duhur fizike, për më tepër që kalendari u ka rezervuar që në javën e parë një transfertë me kampionët në fuqi të Superiores, Skënderbeu­n.

KROSIMET - Siç ka ndodhur shpesh edhe në seancat e tjera stërvitore, Gega i ka mëshuar sërish krosimeve nga krahët. Lojtarët që kanë detyra për të marrë krahun në lojë u rreshtuan nga të dyja anët, ndërsa në qendër për të finalizuar aksionet ishin rreshtuar futbollist­ët e tjerë. Lojtarët nuk harruan të përgëzonin edhe njëri-tjetrin duke duartrokit­ur kur aksioni finalizohe­j me sukses, duke treguar se në skuadër ekziston një frymë optimiste në grup. Me sa duket, në staf besojnë se mundësitë më të mira për të shkuar te goli mund të vijnë pikërisht nga krosimet në krah.

 ??  ?? Drejtori Olsi Rama dhe trajneri Skënder Gega duke diskutuar para stërvitjes së pasdites
Drejtori Olsi Rama dhe trajneri Skënder Gega duke diskutuar para stërvitjes së pasdites

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania