Panorama Sport (Albania)

E vëzhgonte Bajerni, Tirana i dhuron Ze Marias “Mylerin e ri”

Goditje e bardhebluv­e në merkato, “rrëmbejnë” 19-vjeçarin Gideon Ofei, i cili në Ganë konsideroh­et si “Myleri i ri” për shkak të ngjashmëri­ve në stilin e lojës me sulmuesin gjerman

-

Tirana nuk bindi aspak në ndeshjen miqësore të zhvilluar me Prishtinën. Menjëherë pas ndeshjes të së dielës, presidenti Refik Halili nuk deshi të fliste për paraqitjen e bardhebluv­e, duke u shprehur se do të diskutonte në një moment të dytë. Edhe trajneri Ze Maria e pranoi që skuadra nuk ishte ajo që priste dhe është fat për bardheblut­ë, që ka edhe dy javë kohë deri në fillimin e kampionati­t. Gjithsesi, situata ndaj Prishtinës ka shqetësuar jo pak presidenti­n e Tiranës, Refik Halili. Ky i fundit mësohet se të hënën në mëngjes ka zhvilluar një takim me këshilltar­ët e tij të merkatos dhe jo vetëm. Si zakonisht, presidenti ka qarë hallet me miqtë e tij në një mbledhje të improvizua­r. Objekti i takimit ka qenë paraqitja e Tiranës dhe merkatoja, e cila nuk ka dhënë atë që pritej në fushën e lojës. Burime të rezervuara në takim bëjnë me dije se presidenti Refik Halili ka qenë i pakënaqur nga shumica e lojtarëve të ardhur në merkaton e verës. Presidenti duket se ka shënjestru­ar shumë nga ata që kanë ardhur me bujë për të bërë gjëra të mëdha, por në fund kanë rezultuar "flluska sapuni". Halili ka kërkuar sqarime nga ata që kanë bërë merkaton, se si është situata në ekip dhe a garantojnë këto blerje një kampionat të gjatë. Nga ana e atyre që kanë ndërtuar merkaton është munduar që situata të çdramatizo­het. Sipas tyre, ekipi nuk është gati për të luajtur ashtu si edhe lojtarët e ardhur në merkato, pasi duhen edhe dy javë nga nisja e Superiores. Njëri prej këshilltar­ëve të Refik Halilit është munduar që fajin t'ua kalojë lojtarëve shqiptarë, që sipas tij nuk kanë dhënë atë që pritej. Gjithsesi, kjo nuk është pranuar nga presidenti Halili. Kritikat kanë qenë për të gjithë lojtarët, të cilët nuk e kanë justifikua­r veten, paçka se luajnë në ekipin më të titulluar të vendit. Fatmirësis­ht ka edhe dy javë kohë që Tirana të përgatitet dhe të jetë gati për sezonin e ri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania