Panorama Sport (Albania)

Muskuj e fantazi, Milani pret Bakajoko e Draksler

Për ata kërkohet formula e huazimit me të drejtë blerjeje

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

o vetëm trajneri Xhenaro Gatuzo, por përgjegjës­i i merkatos së Milanit, Leonardo, e pranon hapur se në mesfushë nevojitet një ose të paktën dy përforcime për të kompletuar skuadrën. Dhe nëse emri i Sergej Milinkoviç- Saviçit duket i pamundur për momentin, duke parë edhe kërkesën që Lacio ka për të, atëherë drejtori teknik i "Djallit" ka nisur një mision dhe ndoshta sot do ta mbyllë për mesfushori­n e Çelsit, Tiemue Bakajoko. Tratativa e nisur pasditen e djeshme është në një fazë të avancuar, edhe pse mesfushori francez ishte në fushë dje, në miqësoren që Çelsi luajti kundër Lionit në Londër. Gjithsesi, futbollist­i me origjinë nga Bregu i Fildishtë nuk duket se hyn në preferenca­t e trajnerit Mauricio Sarri, i cili ka dhënë lejen për kryerjen e kësaj lëvizjeje dhe ndoshta sot do të vijë edhe zbarkimi i Bakajokos në radhët e kuqezinjve. Formula e kuqezinjve nuk pritej që të ishte ndryshe, por Çelsi ka pranuar huazimin me të drejtë blerjeje nga ana e italianëve për futbollist­in, të cilin një sezon më parë e paguan 40 milionë euro për t'ia shkëputur Monakos. MISIONI "DRAKSLER"

Por me të mbyllur këtë tratativë, Leonardo nuk do të ndalet kurrsesi, sepse ka lënë takim me ish-klubin e tij në Paris. Sepse nëse me Bakajokon u shtohen më shumë muskuj kuqezinjve në mesfushë, ky repart ka nevojë edhe për më shumë teknikë, ndaj emri që është vënë në shënjestër është ai i gjermanit Julian Draksler. Ky i fundit ndoshta nuk kërkon të ndërrojë ambient, duke parë edhe objektivin e Parisit në Europë, por fakti që Tuhel nuk i garanton

vendin e titullarit mund ta shtyjë Drakslerin që të transferoh­et te Milani. Dhe me një lojtar të tillë, trajneri Gatuzo do të ishte shumë i lumtur, duke qenë se ai mund të mbulojë tri pozicione në fushë: anësorin e majtë ose të djathtë, por edhe atë të fantazisti­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania