Panorama Sport (Albania)

Godet Çelsi, vijnë Kepa e Kovaçiç

Mesfushori kroat vjen nga Reali në formë huazimi, shumë pranë edhe Fekir

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Tibo Kurtua është re beluar për të dytën ditë radhazi ( rrezikon 200 mijë paund gjobë) dhe nuk është paraqitur në stërvitje me Çelsin, në kërkim të transferim­it të tij në "Bernabeu", që është një fakt i kryer tashmë. Dhe Çelsi nuk ka humbur kohë. Nga Spanja vjen "bomba" e merkatos: Abramoviç ka paguar klauzolën e portierit të Bilbaos Kepa Arrizabala­ga dhe sot ai pritet të udhëtojë drejt Londrës. Rekordi i Alisonit si portieri më i shtrenjtë në botë (73 milionë euro pas transferim­it te Liverpuli), pritet të thyhet nga kjo lëvizje.

Kovaçiç - Aventurë e re për Mateo Kovaçiçin, tashmë një hap larg lamtumirës nga Reali pas kërcënimev­e për të mos u stërvitur më me "galaktikët". Mesfushori do të transferoh­et në Premier Ligë, te Çelsi, që ka arritur akordin me kampionët e Europës për huazimin për një sezon të kroatit. Lajmin e zbulon "Marca" dhe në orët e ardhshme pritet që të zyrtarizoh­et gjithçka. Nënkampion­i i botës u desh që të rebelohej duke mos u prezantuar në stërvitje për të përshpejtu­ar largimin e tij nga "Bernabeu". Reali ia plotësoi kështu dëshirën, edhe pse vetëm në formë huazimi.

Fekir - Kur na ndajnë më pak se 48 orë nga mbyllja e merkatos në Angli, Çelsi është duke përgatitur edhe një tjetër goditje të madhe në sulm. Nabil Fekir është duke u afruar gjithnjë e më shumë me londinezët. Fantazisti i Lionit është lënë jashtë miqësores së djeshme kundër Çelsit dhe përflitet se marrëveshj­a e shitjes së 25-vjeçarit pritet të mbyllet për një shifër 50-60 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania