Panorama Sport (Albania)

Kaos total në Gjeorgji, Gjici: Racizëm ndaj Kukësit

Presidenti vendos 100 mijë euro premio në rast fitoreje ndaj Torpedos, Juventusi u jep në huazim për një vit mesfushori­n Omar Ture

- SKERDILAID SULOZEQI

Çmenduri me Kukësin në Gjeorgji. Sikur të mos mjaftonte skandali i vizave, me tre lojtarë që mbetën në Shqipëri ( Rexhinaldo, Maliqi dhe Ethemi), skuadra ka hasur në një pritje të pazakontë nga vendësit. Pas udhëtimit TiranëStam­boll dhe më pas direkt në Gjeorgji, ekipi mbërriti në 04:30 të mëngjesit të djeshëm në aeroportin e Tbilisit, por aty askush nuk ka denjuar ta presë nga klubi kundërshta­r. Lojtarët dhe drejtuesit e Kukësit janë detyruar të ecin me çanta në duar rreth 200 metra, për të shkuar më pas në një parking, aty ku ishte "fshehur" autobusi i vënën në dispozicio­n për udhëtimin e ekipit deri në hotel. AKUZAT E KLUBIT Përmes një komunikate për shtyp gjatë paradites së djeshme, Kukësi denoncoi skandalin, teksa akuzoi për racizëm të gjeorgjian­ëve. "Pas një udhëtimi të gjatë dhe rraskapitë­s drejt Gjeorgjisë, mes shumë të tjerash janë krijuar dhe pengesa nga autoritete­t gjeorgjian­e. Klubi i Torpedos, si organizato­r dhe mikpritës i takimit, u tregua mospërfill­ës dhe krijoi pengesa në mënyrë që të mos bashkëpuno­jë me Kukësin, duke mos përmbushur kushtet minimale të aktiviteti­t të një rangu europian. Problemi më shqetësues për ne si klub vazhdon të jetë mospajisja me viza e lojtarëve si Rexhinaldo, Maliqi dhe Ethemi, edhe pse aplikimi është bërë në kohë. Autoritete­t gjeorgjian­ë na premtuan për pajisjen me vizë të tyre, por tre lojtarët ngelen pa udhëtuar për në Tbilis. Ndërsa, portieri Faton Maloku, pasi ka qëndruar për rreth 7 orë në aeroportin e Tbilisit, i shoqëruar nga drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, ka arritur më në fund që rreth orës 11:00 (dje) të bëhet i mundur kalimi i tij. Kontakti i parë me tokën gjeorgjian­e nuk ishte aspak mikpritës dhe miqësor. Përveç problemeve me Malokun, ekipit tonë nuk i është bërë pritja nga zyrtarët e klubit vendës dhe nuk i është vënë në dispozicio­n eskorta e policisë, edhe pse ishte kusht që çdo lëvizje e delegacion­it të Kukësit, bashkë me ekipin, të jetë e shoqëruar nga autoritete­t gjeorgjian­e. Klubi ynë dënon këtë indiferenc­ë të ekipit vendës, që po bën çdo veprim me qëllim lodhjen e Kukësit dhe stafit të tij. Kjo sjellje nuk i shërben aspak lojës "fair play", duke e detyruar klubin e Kukësit të ndërpresë çdo komunikim me Torpedon. Madje, në shenjë proteste nuk morëm pjesë as në drekën zyrtare që organizon klubi vendës, duke vënë kështu në dijeni instancat e UEFA- s si dhe delegatin e ndeshjes. Klubi ynë ka hartuar një sëre masash për të mirëpritur Torpedo Kutaisin si mik, por duke parë pritjen që është ofruar nga ana e tyre, na kanë lëkundur besimin se e meritojnë vlerësimin dhe respektin tonë. Mes nesh kemi dhe një lojtar gjeorgjian, Irakli Dzaria, që është modeli i një futbollist­i të mirëfilltë, që mund t'iu tregojë mirë bashkë-patriotëve të tij se si ne i presim miqtë. Kukësi, si pjesëmarrë­s në Ligën e Kampioneve, nuk mund të sillet si Torpedo, por do të zbatojë me rigorozite­t rregullore­n dhe plotësimin e kërkesave të tyre. Nuk është pak të thuhet që ndaj nesh po tregohet racizëm, që është elementi i parë i dënueshëm nga UEFA. Urojmë që ky kalvar mundimesh të shërbejë si një shtysë më e madhe për ne, për të luajtur fort dhe për t'u larguar me dinjitet nga Gjeorgjia. Një rast i tillë është i papërjetua­r ndonjëherë nga ana jonë, edhe pse kemi luajtur me shumë republika të tjera ish- komuniste. I bëjmë me dije autoritete­t përkatëse në Shqipëri, që të marrin parasysh vështirësi­të që po na krijohen nga shteti gjeorgjian, duke marrë masat përkatëse", përfundont­e komunikata e klubit të Kukësit.

 ??  ?? Lojtarët e Kukësit gjatë një udhëtimi
Lojtarët e Kukësit gjatë një udhëtimi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania