Panorama Sport (Albania)

Murinjo-Junajtid, tani është luftë totale në klub

Boateng e refuzon me telefon, Pogba presion për rrogën

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Negativite­ti i tepruar i Zhoze Murinjos mund të minojë sezonin e Mançester Junajtid: Kështu mendon Rio Ferdinand, i cili gjatë një interviste për "Daily Mail" kritikon trajnerin për deklaratat e ashpra të këtyre javëve të fundit, diktuar nga gjendja e tij e rënduar emocionale për shkak të mungesës së blerjeve dhe fazës përgatitor­e të tmerrshme në SHBA. "E kuptoj që është i mërzitur, por një skuadër ka nevojë për pozitivite­t dhe besim", nënvizoi ishmbrojtë­si, tashmë komentator për "BT Sport". "Ndoshta po e bën me dyer të mbyllura, por ajo që shfaqet në këtë moment është që brenda klubit ka një gjendje psikologji­ke negative dhe kjo nuk bën aspak mirë". Edhe tifozët e zakonshëm janë të pakënaqur nga kapriçot e portugezit, deri në pikën sa kërkojnë shkarkimin. Një gjë e tillë për momentin nuk duket e mundur, të paktën tani për tani, edhe për faktin se do t'i kushtonte klubit 12 milionë sterlina (13.3 milionë euro).

TELEFONATA E BOATENG - Sigurisht që edhe tekniku 55-vjeçar po bën të pamundurën për të mos qenë një figurë e dashur, ashtu siç konfirmojn­ë edhe fotot e enturazhit të tij mbrëmjen e së martës në Mançester, ku fytyra e teknikut nuk e fsheh aspak trishtimin: por, në këtë rast mund të ketë një shpjegim logjik, duke parë se pak orë më parë ai kishte marrë një telefonatë nga Zherom Boateng, në të cilën mbrojtësi i Bajernit e informonte se nuk kishte asnjë dëshirë për të veshur fanellën e "djajve të kuq" pas një oferte 22.5 milionë sterlina (25 milionë euro) të anglezëve për klubin bavarez, që në fakt kërkon dyfishin. Por, në çdo rast mendoi Boateng për ta mbyllur çështjen, duke e lënë në 24 orët e fundit të merkatos për të mbyllur me Jerri Minën, Herri Meguajërin dhe Tobi Aldervaire­ld, edhe pse koha punon kundër tij.

ÇËSHTJA POGBA - Sikur të mos mjaftonte, duhet sistemuar edhe çështja Pogba, që thuhet se i ka pranuar shokëve se dëshiron që të shkojë te Barcelona, me të cilën ka arritur një marrëveshj­e prej 350.000 sterlinash në javë ( 390.000 euro) (shkruan gjithnjë "Daily Mail"): Sa keq që drejtuesit e Junajtid nuk kanë aspak ndërmend ta shesin francezin, të cilin trajneri nga Setubali do ta nxirrte menjëherë te dera dhe mjeshtri Raiola, i cili është kampion në këtë lojë ekuilibras­h, po përpiqet të shfrytëzoj­ë alternativ­ën Barcelona për të bindur "djajtë" që t'i rrisin rrogën me jo më pak se 200 mijë sterlina në javë (aktualisht e ka 180 mijë). Ai kërkon ta afrojë pak a shumë me rrogën e Aleksis Sançezit, lojtarit më të paguar të klubit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania