Panorama Sport (Albania)

Osmani sulmon Takajn: Më tradhtuan!

“Donin të më bënin keq, kisha mbetur rrugëve”

-

Tefik Osmani mbetet Tefik Osmani! Si zakonisht në qendër të vëmendjes, të batutave dhe futbollit. Disa ditë më parë vendosi përfundimi­sht të braktisë Skënderbeu­n. Në një intervistë të gjatë për "SuperSport", Osmani rrëfen gjithçka. Që nga zgjedhjet e vështira që vendosin të ardhmen e një njeriu. Dy muaj nën presionin e një...

Tefik Osmani mbetet Tefik Osmani! Si za konisht në qendër të vëmendjes, të batutave dhe futbollit. Disa ditë më parë vendosi përfundimi­sht të braktisë Skënderbeu­n. Në një intervistë të gjatë për "SuperSport", Osmani rrëfen gjithçka. Që nga zgjedhjet e vështira që vendosin të ardhmen e një njeriu. Dy muaj nën presionin e një vendimi që mund të ndryshojë karrierën e tij, pse jo edhe të ardhmen e familjes.

Vendimi - Futbolli nuk është më thjesht një pasion, por një profesion i mirëfilltë. Një mënyrë për ta bërë sa më të sigurt rrugëtimin e jetës, përtej këtij sporti dhe arsyet pse zgjodhi Teutën i di vetëm Tefik Osmani. "Drejtuesit e Teutës, duke përfshirë presidenti­n dhe stafin teknik, kanë bërë të pamundurën për mua, duke më pritur deri tani. U kisha premtuar, se nëse nuk do shkonin si duhet gjërat te Skënderbeu, do vija te Teuta dhe ata më kanë pritur deri në këto momente. Në ambientin e Durrësit ndihem shumë mirë dhe tashmë do të jem edhe afër familjes, që jeton në Tiranë", deklaroi Osmani.

Tradhtia - Ka shumë nga ata që e etiketojnë "Tefon" si tradhtar. Një epitet, të cilin ai vetë nuk e pranon. E kundërta është e vërtetë. Osmani e ndien veten të tradhtuar dhe të braktisur. Kuptohet, nga të gjithë. "Osmani nuk ka tradhtuar, por është tradhtuar dhe mendoj se kanë tentuar të më bëjnë edhe keq. Megjithatë, t'ia lëmë kohës dhe të shohim se kush do dalë më i humbur nga kjo. Falënderoj Teutën, pasi isha në rrugë dhe ata hapën derën, e më morën në shtëpinë e tyre. Për Skënderbeu­n kam dhënë dhe pranuar gjithçka. Pas përfundimi­t të sezonit, unë isha lojtar i lirë dhe kisha kushtet e mia për të vijuar. Kam pritur shumë dhe ishte momenti që të merrja një vendim, ndaj mendoj se kam dalë unë i tradhtuar. Kam folur gjithmonë në sy dhe për këtë e mbaj kokën lart", tregoi Osmani.

Korça - Skënderbeu mbetet shtëpia e tij dhe dëshira në sirtar për ta mbyllur karrierën si "ujk i dëborës", është nën jastëk, por kjo histori, tashmë, nuk varet nga ai. "Nga Skënderbeu nuk largohem dot, pasi aty kam familjen, jam rritur dhe mbi të gjitha jam tifoz i atij ekipi. E kisha menduar që karrierën ta mbyll në ekipet që kam pasur më për zemër dhe Skënderbeu ka qenë skuadra ime, por jo gjithçka varej nga unë, pasi vendimi është i drejtuesve", pranoi mbrojtësi, i cili e di shumë mirë që do të nisë një sezon i ri dhe duhet punë për të marrë një trofe.

Sezoni - Mbrojtësi e cilëson Teutën një skuadër të lezetshme, e cila mund të jetë surpriza e sezonit. "Teuta ka pasur në përbërje lojtarë të talentuar, por edhe me eksperienc­ë. Mendoj se jemi një grup i mirë dhe një klub i lezetshëm, që në vazhdim mund ta quajmë edhe ekipi surprizë për këtë kampionat", tha Osmani. Për t'u rikthyer te Teuta, "Djemtë e Detit" nuk shijojnë një trofe që nga viti 2005 dhe pikërisht Kupa e Shqipërisë është një objektiv mjaft tërheqës, ndërsa në kampionat synohet një vend mes 4 pozicionev­e të para. "Mendoj se ekipi duhet të jetë në 3-4 vendet e para dhe Kupën e Shqipërisë e shikoj si një nga trofetë më të lehtë, pasi kampionati është më i gjatë dhe duhen shumë lojtarë", analizon Tefik Osmani.

Miqtë - Në Durrës, Tefiku do të takojë një mik të vjetër. Me të ka luajtur në Ukrainë. E ka pasur shok skuadre dhe kapiten në Korçë, ndërsa tani Blendi Shkëmbin do ta rigjejë në rolin e trajnerit. Miq për kokë, por në rolin trajnerloj­tar, gjërat nuk janë si më parë. Kjo e motivon Osmanin për të mos u lënë hapësira "gojëve të liga". Dy fjalë edhe për një tjetër shok skuadre, edhe ai tashmë në rolin e trajnerit, Orges Shehin. "Fakti që kam luajtur me Blendin, më detyron, që të jem gjithmonë i pari dhe të jap maksimumin për të shmangur ato "gojët e liga". Gesin dua ta falënderoj, pasi më ka kërkuar edhe në telefon, edhe publikisht, por ai e di mirë se çfarë ndodhi me mua", pranoi mbrojtësi korçar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania