Panorama Sport (Albania)

Trajneri i Torpedos: Janë të fortë, i mposhtim me tifozët

-

Trajneri i Torpedo Kutaisit, Kakhaber Khetiani, vlerëson Kukësin, por është i bindur se strategjia e tij do ta çojë skuadrën gjeorgjian­e drejt fitores në ndeshjen e sotme në orën 19:00. "Jemi gati. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishm­e dhe për këtë arsye jemi të detyruar të luftojmë deri në fund për sukses. Dua që të gjithë gjeorgjian­ët të vijnë dhe të na shohin. Ne do të bëjmë çmos për t'i kënaqur tifozët. Kundërshta­ri është një ekip shumë i fortë. Ata luajnë mirë në kundërsulm. Nëse marrim ndeshjen e tyre kundër Karabak, nuk kanë lënë fare hapësira. Natyrisht, kemi strategjin­ë tonë dhe besoj shumë te lojtarët e mi. Ekipi ka një përbërje optimale dhe është 100 për qind gati", deklaroi fillimisht trajneri i Torpedos. Më tej, ai theksoi se është shumë e rëndësishm­e që skuadra të mbështetet nga tifozët në këtë sfidë të parë. "Besimi është shumë i madh para ndeshjes dhe jam i sigurt se me mbështetje­n e tifozëve, do të fitojmë. Unë mendoj se futbollist­ët do të karikohen më tepër nëse stadiumi mbushet. Nuk ka rëndësi për mua se nga do të vijnë tifozët, do të bëjmë gjithçka për të kënaqur gjeorgjian­ët. Sigurisht, do të ishte shumë më mirë nëse luanim në fushën dhe jo në Tbilisi, por tani nuk mund të ndryshojmë gjë, kështu që rëndësi ka që jemi në Gjeorgji", shtoi Kakhaber Khetiani. Në fund, ai bëri një koment edhe për gjeorgjian­in e Kukësit, Irakli Dzaria. "Është një lojtar i mirë dhe mbi të gjitha profesioni­st. Ai do të shpenzojë sa më shumë që të jetë e mundur për ekipin e tij. Nuk mund të them asgjë tjetër. Edhe ne do të luftojmë deri në fund për fitore".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania