Panorama Sport (Albania)

Gjici: Na pritën si armiq, gati 100 mijë euro për fitore

"Bojkotuam drekën zyrtare, gjeorgjian­ët me skenar"

- SKERDILAID SULOZEQI

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, akuzon direkt kundërshta­rin për peripecitë që ka pasur klubi verilindor në udhëtimin drejt Gjeorgjisë. Mjaft i shqetësuar për situatën, Gjici uron që gjithë kjo zemëratë të kthehet në forcë, duke marrë një rezultat pozitiv në Tbilisi. Për kreun e klubit, gjithçka ka ndodhur është skenar i Torpedos.

PRITJA - "Nuk na kanë pritur si miq, por si armiq. Është e pafalshme! Nuk e di ku ndodh kjo, përveçse në një vend si Gjeorgjia. Më e çuditshmja është se na mbanin me gënjeshtra për vizat. Jo do t'i bëjmë sot, jo do t'i bëjmë nesër. Klubi rival i yni, Torpedo, ka qenë nxitësi për të penguar ardhjen tonë këtu. Kjo nuk është e drejtë, jemi në vitin 2018. Kjo është ta fitosh ndeshjen me mënyra të tjera, që nuk janë parë dhe dëgjuar në asnjë vend të botës. Do të shikojmë si do të procedojmë më vonë, duke bërë hapat tonë me të gjitha institucio­net. Në takimin me delegatin e UEFAs paraqitëm të gjitha provat dhe faktet se klubi i Torpedos nuk është i aftë të organizojë ndeshjen në shtëpi", ka thënë presidenti për "SuperSport" në paraditen e djeshme.

VONESAT - "Portierin Maloku e kanë mbajtur 7 orë në aeroport, duke u tallur me të. I thoshin se do të japim vizën sot, ndërsa i bënin të ditur se edhe mund të kthehej. Kemi udhëtuar pa asnjë eskortë policie në katër të mëngjesit. Janë tallur dhe kanë torturuar ekipin në aeroport, duke larguar edhe autobusin nga vendi ku zbritën. Lojtarët kanë qëndruar për 20 minuta me çanta në krah. Nga këto që ndodhën, zgjodhëm të komunikojm­ë vetëm me UEFA-n. Unë kam marrë një vendim, që me klubin e Torpedos nuk do të kemi asnjë komunikim. Asnjë prej anëtarëve të klubit nuk shkoi në drekën zyrtare me gjeorgjian­ët. Jashtë fushe ne duhet të pritemi si miq dhe të përcillemi si të tillë. Këta nuk e kanë bërë dhe ne vendosëm që të mos shkonim në drekën zyrtare. Janë sjellë shumë keq me ne. Nuk e kam menduar kurrë që një president klubi të ndikojë për të bllokuar lojtarë, por nuk mund të fitosh në rrugë të tilla. Torpedo nuk është një klub serioz. Nuk ndihemi të sigurt, s'kam parë asnjë polic", bëri të ditur Gjici.

SKENARI - "Unë them se këto janë bërë me dashje, të nxitura nga klubi i Torpedos. Ky klub nuk ka nxjerrë asnjë person për të na pritur, nuk ka njoftuar as policinë gjeorgjian­e për të shoqëruar ekipin. Ndeshja nuk ka siguri, por ne kemi ardhur për të luajtur. Nuk duam të shtyjmë apo të anulojmë, por na kanë cenuar të drejtën tonë që të kishim të gjithë lojtarët në dispozicio­n. Pra, nuk jemi të barabartë. E kanë stisur këtë për të na penguar, duke na lënë në shtëpi lojtarët më të mirë. Nuk kemi punë politike këtu për Kosovën, ne jemi këtu për futboll. UEFA do të reagojë, sepse janë në dijeni të të gjitha veprimeve të klubit organizato­r. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kishim kaq shumë pengesa. Na kanë lodhur shumë. Megjithatë, ne nuk jemi si këta. Në Shqipëri do t'i presim sipas traditës tonë, pavarësish­t rezultatit. Çunat duhet të venë sedrën në fushë për ta marrë një rezultat bindës. Do t'u jap 100 mijë euro premio. Unë pres fitoren dhe shpresoj të ndodhë si në Malin e Zi, ku thoshin 'vdekje shqiptarëv­e' dhe ne shënonim. Futbolli nuk është racizëm. Besoj se çunat do ta fitojnë këtë takim", deklaroi Gjici për RTSH gjatë një interviste dhënë pasditen e djeshme për gazetaren Hygerta Sako.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania