Panorama Sport (Albania)

Shkëndija “shuhet” në Austri, Salzburgu nuk fal

Tetovarët humbasin me tre gola diferencë

- SHKËNDIJA TETOVË:

Ecuria pozitive e Shkëndijës së Tetovës në turet eliminator­e të Champions-it ka marrë një goditje të madhe. Ëndrra e tetovarëve për të shkuar në "play-off"-in e Ligës së Kampioneve thuajse janë shuar, pasi Salzburgu i ka mundur 3-0 në takimin e parë të turit të tretë. Me shumë mundësi Shkëndija i ka larë duart me Champions-in këtë edicion, pasi duket mision i pamundur që pas një jave ta kthejnë në favorin e tyre disavantaz­hin e tre golave. Pjesa e parë u luajt në kushte të mira, ndërsa në të dytën reshjet e shiut krijuan probleme në fushën me bar artificial të stadiumit "Red Bull Arena", ku në disa sektorë të stadiumit u ndërpre edhe energjia elektrike. Skuadra e trajnerit Qatip Osmani kërkoi ekuilibër në start, por gabimi i Totres në minutën e 15-të bëri që austriakët të fitonin një penallti, Dabur 16', 45+3', Samaseku 81'

Stankoviç, Lainer, Andre Ramalho, Pongraçiç, Ulmer, Samaseku, Volf, Junuzoviç, Shlager (Muepu 82'), Dabur (Daka 87'), Jabo (Minamino 73'), Shlager.

Trajner: Marko Rose

Zahov, Murati (Mici 76'), Adili, Musliu, Bejtullai, Alimi, Totre, Selmani (Emini 62'), Zhunior (Sehfiti 90'), Nafiu, Ibraimi. Trajner: Qatip Osmani

A. Aghajev, Z. Zejnalov, R. Mamadov (Azerbajxha­n)

Jonuzoviç 19',83' / Murati 28', Nafiu 90+3' Jonuzoviç 83' që u konvertua në gol nga Dabur. Tetovarët nuk arritën që t'i imponohesh­in kundërshta­rit pas golit dhe në minutat shtesë të pjesës së parë pësojnë edhe golin e dytë me të njëjtin protagonis­t. Kësaj radhe Dabur shënon me anë të një goditje dënimi. Të dy trajnerët e nisën pjesën e dytë, duke u besuar të njëjtët lojtarëve, por duke parë që

forca sulmuese nuk ishte në nivelin e duhur, trajneri Osmani në minutën e 62-të freskoi ofensivën me Izair Eminin, që hyn në vend të Selmanit. Në minutën e 76-të ka ardhur debutimi i ish-mbrojtësit të Skënderbeu­t, Gledi Mici, me tetovarët në Champions. Në minutën e 81-të Shkëndija ndëshkohet me golin e tretë, që realizohet nga Samaseku nga pika e bardhë e penalltisë. Dy minuta më pas austriakët mbeten me 10 lojtarë, pasi Jonuzoviç ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Përpos avantazhit numerik, tetovarët nuk arrijnë të shënojnë të paktën një gol, që mund t'u jepte shpresë për ndeshjen e radhës, pasi me humbjen 3-0 vetëm mrekullia i bënë që

të kalojnë Salzburgun. Gjithsesi, edhe në rast eliminimi, aventura e tetovarëve në Europë vazhdon, pasi kalojnë në raundin "play-off" të Ligës së Europës. Pas ndeshjes trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, u shpreh: "Është fakt se ndeshjen nuk e nisëm siç e donim. Me kalimin e minutave e gjetëm veten, konsolidua­m lojën dhe krijuam disa

mundësi që për fat të keq nuk i shfrytëzua­m. Kemi rezultat të keq, por sigurisht se do të përgatitem­i dhe do të japim më të mirën nga vetja në ndeshjen e kthimit në Shkup. Mendoj se është shumë e natyrshme të besosh deri sa ka gjasa minimale edhe pse e përsëris se kemi rezultat shumë jo të favorshëm".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania