Panorama Sport (Albania)

Juventusi i bën një dhuratë Kukësit

Zbulohet marrëveshj­a për një vit me Omar Ture, veriorët do të mbajnë përqindje të kartonit

- JORGIS MEMO

esfushori në pronësi të Juventusit, Omar Ture, mund të quhet lojtar i Kukësit. Akordi total është arritur në orët e fundit dhe nesër lojtari 19-vjeçar mbërrin në Tiranë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur me klubin nënkampion në fuqi të Shqipërisë. "Panorama Sport" ka zbuluar ekskluzivi­sht që më 4 gusht, se Kukësi ishte në bisedime të avancuara me përfaqësue­sit e klubit bardhezi. Pas negociatav­e të vazhdueshm­e dhe gjetjes së gjuhës së përbashkët me Juventusin, lojtarin dhe menaxherin e tij, më në fund është arritur marrëveshj­a. Mesfushori­t i është prerë bileta dhe nesër vjen në Shqipëri, teksa si për koincidenc­ë, zbarkon në ditën e kthimit të skuadrës nga Gjeorgjia. Drejtori i klubit kuksian, Nderim Nexhipi, falë ndërmjetës­isë së menaxherit të FIFA- s, Elton Marini, kanë mbyllur me sukses këtë "operacion". Kontrata e huazimit është firmosur tashmë edhe nga administra­tori i deleguar i Juventusit, Bepe Marota, pasi Ture ishte nën kontratë me bardhezinj­të deri në verën e vitit 2019. Gazeta mëson se një pjesë të pagës së lojtarit do ta mbulojë Kukësi ( rreth 4 mijë euro në muaj),

ndërkohë që është rënë dakord që klubi verilindor të mbaj një përqindje të kartonit pas përfundimi­t të huazimit 1- vjeçar.

KARRIERA

Lojtari nga Guinea ka nisur karrierën në Itali në akademinë e klubit Santarkanx­helo.

Në moshën 16-vjeçare ai u pikas nga Interi, që menjëherë e afroi në ekipin U-17, ku luajti për një sezon në kampionati­n e paratërinj­ve. Mesfushori i qendrës bëri një hap të shpejtë, pasi klubi i Juventusit, duke parë cilësitë që kishte, ua "rrëmbeu" zikaltërve, duke paguar një shumë të konsiderue­shme. Menjëherë, Juventusi e huazoi të riun në Austri te klubi WSG Watens, që militon në "Erste Liga" ( niveli i dytë i kampionati­t në Austri). Pas përfundimi­t të sezonit, Ture u rikthye te Juventusi, duke u stërvitur me skuadrën U23, që këtë sezon merr pjesë në Serinë C italiane. Duke parë rivaliteti­n e madh te bardhezinj­të, agjenti i lojtarit dhe klubi arritën një marrëveshj­e që Tures t'i jepet një tjetër mundësi në formë huazimi. Kukësi u interesua ndër të parët dhe në fund përfitoi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania