Panorama Sport (Albania)

Flamurtari del blof me të huajt, ka firmosur Behari

Idrizin e “tradhton” vartësi, vetëm Laçi është kundër

- ILIR CARA

Flamurtari del blof sa i përket mosfirmosj­es së kërkesës për shtimin e numrit të të huajve në Superiore për sezonin e ri futbollist­ik, 2018-2019. Një ditë më parë administra­tori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, pohoi se Flamurtari nuk i është përgjigjur thirrjes së shtatë klubeve për të firmosur kërkesën në lidhje me shtimin e të huajve në Superiore. Por, kjo gjë rezulton jo e vërtetë, pasi "Panorama Sport" ka siguruar dokumentac­ionin ku figuron edhe dakordësia e vlonjatëve. Vërtet nuk ka firmosur Sinan Idrizi, por thirrjes për shtimin e të huajve në fushën e lojës, nga katër në pesë, i është përgjigjur shefi i klubit, Ardi Behari. Sipas këtij dokumentac­ioni të siguruar nga gazeta, në peticionin e dërguar nga klubet në FSHF është edhe firma e përfaqësue­sit të klubit vlonjat, si dhe vula. Referuar këtij dokumenti, del se nga 10 klubet që militojnë këtë sezon në Superiore, vetëm Laçi nuk ka firmosur. Të nëntë klubet e tjera, përfshi edhe Flamurtari­n që rezulton i gjashti në peticionin e dërguar në FSHF, kanë rënë dakord që federata të marrë në konsiderat­ë kërkesën e tyre për shtimin e të huajve. Ndërsa, klubi i Laçit nuk është prononcuar fare. Kurbinasit nuk kanë firmosur as për pro dhe as për kundër. Kështu që deklarata e fundit e administra­torit Idrizi del blof, pasi firma e përfaqësue­sit vlonjat është prezente në kërkesën që klubet i kanë dërguar federatës që më datën 16 korrik 2018. Tani i mbetet Komitetit Ekzekutiv të FSHFsë, i cili në mbledhjen e planifikua­r më datën 15 gusht, do të vendosë nëse do e marrë parasysh këtë kërkesë.

ÇFARË THA IDRIZI- "Shtatë klube kanë firmosur një letër ku kërkojnë rritjen e numrit të lojtarëve të huaj në fushë. Por, ne si Flamurtar nuk e firmosëm këtë letër dhe nismë të këtyre shtatë klubeve. Çuditërish­t, kur ne kërkonim para dy vitesh rritjen e numrit të lojtarëve të huaj, këto shtatë klube nuk na mbështetën. Nuk bëhet sipas oreksit kjo punë. Kur ne donim të firmosnin, asnjë prej tyre nuk na u bashkua. Kjo është çudi e madhe, nuk e kuptoj fare. Tani nuk kam pse të firmos unë. U kam thënë, hajdeni të kërkojmë shtimin e numrit të lojtarëve të huaj, ata nuk pranuan. Tani të bëjnë çfarë të duan, ne nuk kemi firmosur. Besoj se këto shtatë klube e kanë kuptuar së fundmi që duhet të shtohet numri i të huajve dhe erdhën tek ajo që

ne kemi kërkuar shpesh. Personalis­ht, kam takuar atëherë pjesën më të madhe të presidentë­ve të këtyre klubeve, që sot kërkojnë shtimin e lojtarëve të huaj, por nuk më mbështetën", u shpreh administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, një ditë më parë për "Panorama Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania