Panorama Sport (Albania)

"Firmos ose të vramë", kërcënimi për sulmuesin që i shënoi Luftëtarit

-

Sulmuesi nigerian i skuadrës letoneze të Ventspils, Adeleke Akinjemi, i cili më parë ka qenë edhe në pronësinë e Skënderbeu­t, teksa këtë verë u bë i famshëm për 6 golat ndaj Luftëtarit në Ligën e Europës, vazhdon të jetë i zhdukur prej tri ditësh. Drejtuesit e Ventspils bënë një denoncim në polici, por detaje të reja ka zbardhur dje portali "oëngoalnig­eria.com", ku përfaqësue­sit e 19-vjeçarit Akinjemi tregojnë versionin e tyre lidhur me ngjarjen. "Adeleke u bashkua me Ventspils një vit më parë dhe kishte një klauzolë për blerjen e tij shumë të vogël. Gjithashtu, ai kishte një rrogë të vogël. Tani, me performanc­ën e tij në Europa Ligë, klubi refuzon ta shesë me këtë klauzolë të vogël. Presidenti aktual nuk ishte në krye të ekipit kur Adeleke u ble. Ai tani po përpiqet ta shesë me një çmim të lartë në Rusi, pasi është edhe rus. Që ta shesin për më shumë para, po e detyrojnë lojtarin që të firmosë një kontratë të re, me një klauzolë shumë më të lartë. Atij i vendosën edhe një armë në kokë dhe i thanë të firmoste kontratën e re ose ndryshe do e vrisnin. Akinjemi i tha se do e firmoste në ditët në vazhdim, para se të vendoste të largohej nga shteti letonez. Ventspils e di shumë mirë për sorollatje­t e tij, madje edhe presidenti i klubit ka folur me të. Gjithsesi, ai kërkon siguri për jetën e tij para se të kthehet në Letoni. Para tri ditësh klubi ka kërcënuar lojtarin, i cili ka refuzuar të nënshkruaj­ë kontratën e re për pesë vite. Në akordin e ri, ata kanë dashur të heqin klauzolën e shitjes prej 300 mijë eurosh, që ishte caktuar në vitin 2018. Kur lojtari refuzoi të nënshkruaj­ë pa praninë e menaxherit, klubi e kërcënoi seriozisht. Lojtari e mori seriozisht kërcënimin dhe u ndje në rrezik për jetën e tij. Futbolli nuk është gjithçka në jetë dhe jeta e futbollist­it ka më shumë rëndësi sesa futbolli. Adeleke do të rikthehet në klub vetëm me një kusht, nëse klubi garanton sigurinë e tij. Zotërojmë dokumente që tregojnë që kontrata e lojtarit për vitin 2018 është një mashtrim".

ISH-LOJTARI I BYLISIT - Klubi i Ventspils akuzon një ish-lojtar të Bylisit për zhdukjen e sulmuesit 19-vjeçar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Adebajo Adigun, që ka luajtur me ballshiotë­t në sezonin 2012-2013. Një vit më parë ai ka qenë pjesë e Ventspils. "Zyrtarisht, futbollist­i Adeleke Akinjemi nuk është rikthyer në klub për të përmbushur detyrimet e tij kontraktua­le ( ka edhe katër vite kontratë). Deri më tani nuk kemi informacio­n për vendndodhj­en e tij. Jemi të detyruar ta ndjekim çështjen ligjërisht në institucio­net në Letoni, me qëllim që të kapen dhe të ndiqen penalisht autorët e kësaj vepre kriminale. Ne do të vëmë në dispozicio­n të gjitha provat që do të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj çështjeje. Sipas të dhënave tona dhe mesazheve që disponojmë, rol në këtë zhdukje të Akinjemit ka Adebajo", citohej në njoftimin e klubit letonez.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania