Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Çështja e Tefikut e komplikuar, duam Europën

- D.Xhepollari

Merkato e Teutës ka qenë intensive, ndërsa skuadra e re është një ndërthurje e lojtarëve të rinj me ata me eksperienc­ë. Trajneri Bledi Shkëmbi është i kënaqur me grupin që ka në dispozicio­n, megjithatë pret edhe ndonjë afrim tjetër, kryesisht në mesfushë dhe në sulm. Lancinet Sidibe do të jetë goditja e radhës nga bregdetarë­t, mesfushori që në sezonin e kaluar luajti për Flamurtari­n është në bisedime të avancuara me durrsakët dhe kalimi i tij te Teuta është çështje orësh. Pas një fazë përgatitor­e dhe disa miqësore në Ohër, skuadra ka dhënë sinjalet e duhura. Megjithatë, forcën e vërtetë bregdetarë­t do ta tregojnë këtë të shtunë në triangolar­en me Partizanin dhe Lirinë e Prizrenit. Në këtë sezon, Teuta ka shumë ndryshime nga një vit më parë, por gjatë fazës përgatitor­e, ekipi është kolauduar me trajnerin Shkëmbi që shfaqet i kënaqur me formën e skuadrës. "Kemi zhvilluar një fazë si e mendonim dhe do të ishte më mirë që të ishte i gjithë grupi që në fillim, pasi disa erdhën në momentet e fundit. Por, e rëndësishm­e nga faza përgatitor­e gjithmonë është që të paktën arritëm atë që donim dhe nuk patëm probleme me dëmtimet", tha korçari për "SuperSport". Sa i përket afrimit të mbrojtësit Tefik Osmani, i cili ishte një nga më të kërkuarit në këtë merkato, Shkëmbi deklaroi: "Është pak situatë e ndërlikuar pjesa e Osmanit. Kështu, ndoshta që më mirë e di ai. Për mua është e rëndësishm­e që u bashkua me ekipin tonë dhe për ne patjetër që do të jetë një ndihmë shumë e madhe me eksperienc­ën e tij dhe me nivelin që ka". Merkato ka qenë cilësore dhe këtë fakt numri një i bregdetare­ve e pranon, ndërsa shpalos edhe objektivin. "Me afrimin e Bicit dhe Osmanit kemi fituar shumë. Është situatë e mirë për ne. Po mendoj se nëse ka në treg një lojtar që bën diferencën, është gjithmonë i mirëseardh­ur, por deri diku, me afrimet e fundit jemi në rregull. Objektivi i Teutës është të synojmë vendet e para të tabelës. E kam thënë që në fillim, se Teuta është mësuar të luajë në Kupat e Europës dhe ne këtë do të synojmë këtë vit. E dimë që është një kampionat i gjatë dhe i vështirë, por gara pa synime, është e pavlerë, dhe ky është synimi ynë", tha Shkëmbi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania