Panorama Sport (Albania)

Tomori rikthen Kaloshin, portieri kërkon Superioren

Gardiani lushnjar ka nënshkruar dje me skuadrën beratase

-

Tomori ka konfirmuar arritjen e marrëveshj­es me portierin Mikel Kaloshi, i cili paraditen e djeshme është prezantuar nga administra­tori i klubit, Albano Ziu. Kaloshi është një ndër portierët më të besuar të beratasve për të mbrojtur katërkëndë­shin, teksa insistimin për rikthimin e tij në radhët e Tomorit e kanë bërë drejtuesit më të lartë të kupolës. Nga burime të sigurta mësohet se me këtë çështje është marrë vetë administra­tori Ziu, teksa dy ditë më parë ka qenë në qytetin e Lushnjës për të biseduar më nga afër me 25-vjeçarin. Gardiani do të vazhdojë të jetë sërish pjesë e Tomorit, dhe pse në fillim të përgatitje­ve, në mënyrë të çuditshme, nuk u thërrit nga stafi teknik. Megjithatë, "veton" e kanë vendosur krerët e klubit dhe tashmë kjo lëvizje u krye me sukses. Sakaq, në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport", portieri Mikel Kaloshi u shpreh i lumtur për këtë rikthim dhe tregon arsyet e kësaj lëvizjeje. "Në radhë të parë, ndihem mjaft mirë që do të luaj sërish me Tomorin. Ky do të jetë viti im i 4-t këtu, ku pa dyshim mund ta them me bindjen më të plotë se Berati është shtëpia ime e dytë dhe do të jap gjithçka nga vetja për treguar vlerat dhe objektivat e klubit. Insistimi ka qenë plotësisht i administra­torit Albano Ziu dhe drejtuesve më të lartë të klubit, teksa gjej rastin t'i falënderoj për besimin e disatë që kanë treguar ndaj meje. Para dy ditësh kam pasur një takim kokë më kokë me administra­torin dhe kam rënë parimisht dakord për çdo gjë, ku jo më larg se dje arrita që të nënshkruaj edhe kontratën. Synimi do të jetë Kategoria Superiore dhe diçka e tillë më është shprehur nga vetë drejtuesit", u shpreh Kaloshi. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania