Panorama Sport (Albania)

Pogradeci e nis me fitore, Orikumi nuk di të shënojë

Osmanllari realizoi golin e vetëm për liqenorët

-

Liqenorët kishin mysafir në fushën e tyre ekipin e Orikumit që po zhvillon fazën përgatitor­e në Pogradec. Duke përfituar nga ky fakt, të dyja ekipet zhvilluan dje një miqësore mes tyre që u fitua nga liqenorët me rezultatin 1-0.

NDESHJA - Pjesa e parë ka qenë totalisht e dominuar nga pogradecar­ët, të cilët pothuajse e kanë zhvendosur lojën në gjysmëfush­ën kundërshta­re. Rastet kanë qenë të shumta për vendësit, atje ku Lame dhe Shkullaku kanë gjuajtur në drejtim të portës kundërshta­re, por kanë qenë të pasaktë në disa momente

dhe në disa të tjera portieri Halili ka qenë i saktë. Pika kulmore në këtë pjesë të parë ishte në minutën e 30-të, kur Ivanaj ka gjuajtur dhe topi është përplasur në traversën e portës së Orikumit. Pjesa e dytë ka filluar me shumë ndryshime nga të dyja ekipet, ku trajnerët

filluan të aktivizojn­ë edhe futbollist­ët e stolit. Liqenorët ndryshojnë edhe rezultatin në minutat e para. Pa kaluar tri minuta, një aksion që nis nga këmbët e Shkullakut dhe finalizohe­t me gol nga Osmanllari. Edhe pse të dyja ekipet nuk ishin me më të mirët si në fillim, diferencat

ishin edhe më pas të dukshme në favor të pogradecar­ëve, të cilët qarkulloni­n më mirë topin dhe ishin më të qartë, madje godisnin më dendur portën e Orikumit, por pa ndonjë rezultat konkret. Miqtë i kishin të pakta aksionet sulmuese dhe duket se do të kenë shumë

punë, sidomos në repartin ofensiv, megjithatë kanë pasur disa momente që kanë rrezikuar nga gjuajtjet në distancë. Kjo ishte miqësorja e parë e Pogradecit në këtë fazë dhe bëri një paraqitje shumë të mirë duke fituar me rezultatin 1-0. Romeo Xinxifi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania