Panorama Sport (Albania)

Dinamo i jep leksion Erzenit, merr Lalën dhe Bytyçin

Klubi blu rikthen sulmuesin pas gjashtë vitesh

-

Dinamo tregon forcën, duke vërtetuar se në kampionati­n e ardhshëm do të jetë një prej skuadrave pretendent­e për vendet e para. Blutë kanë fituar dje me rezultatin e pastër 3-0 në Shijak ndaj Erzenit, duke dominuar të gjithë lojën. Një takim ku blutë kanë realizuar me anë të Çemës, Morinës dhe Lalës. Ndërkaq, Dinamo vazhdon të jetë aktive në këtë merkato vere dhe dje ka zyrtarizua­r afrimin e Endri Lalës. AFRIMET

"Endri Lala rivishet blu. 26vjeçari i dalë nga akademia dinamovite, rikthehet të luajë në ekipin "mëmë" në sezonin e ardhshëm, ku do t'i bashkohet Mario Morinës në repartin e sulmit. Lala rikthehet te Dinamo pas një eksperienc­e te disa skuadra si Partizani, Kukësi, Mamurrasi e Laçi, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Erzenit. Për herë të fundit Lala ishte pjesë e ekipit në sezonin 2011- 12, në Kategorinë Superiore", bën të ditur klubi kryeqyteta­s në faqen e vet zyrtare në "Facebook". Gjithashtu, mësohet se dinamovitë­t kanë arritur akordin edhe me portierin Mario Bytyçi, i cili së fundmi ishte pjesë e Erzenit. Gardiani do të luajë për Dinamon në sezonin e ri. NDESHJA

Për sa i përket takimit, gjithçka ka nisur shumë mirë për Dinamon dhe është Çema që kalon blutë në avantazh në minutën e 20të. Shijakasit mundohen të

reagojnë, por e kanë të vështirë. Me startin e fraksionit të dytë, të dy trajnerët bëjnë zëvendësim­e të shumta. Në 10 minutat e fundit, Morina dhe Lala shënojnë edhe nga një gol për Dinamon. Erzeni duket se ka shumë probleme në këtë fazë përgatitor­e. S. Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania