Panorama Sport (Albania)

Elbasani mund Lushnjën me të rinj

Lushnjarët thyhen sërish, humbasin shumë raste, ndërsa Fatjon Sefa është i pafat

- VLADIMIR MEMA

Elbasani ka mundur minimalish­t 1- 0 Lushnjën në testin miqësor të ditës së djeshme, teksa mjaftoi një gol i Kejdi Ballës për vendësit. Një lojë e hapur dhe e fortë në mesin e fushës, me dy teknikë që provuan edhe afrimet e reja në merkaton e kësaj vere. Një test i kaluar me sukses për verdheblut­ë, edhe pse janë grumbullua­r para 10 ditësh, ndryshe nga lagunarët që kanë më shumë kohë që stërviten. Elbasani i nisi mirë takimet miqësore të kësaj periudhe. Verdheblut­ë janë në fazën e parë të përgatitje­ve, ndërsa trajneri Ilirjan File ka nisur seriozisht punën me skuadrën. Ndërkaq, duket se diçka nuk shkon me Lushnjën, e cila po dështon në takimet miqësore që ka luajtur deri tani. NDESHJA

Miqësorja nis që në fillim me vrull me lushnjarët që krijojnë një epërsi territoria­le dhe vizitojnë portën elbasanase. Gjithsesi, në dy momente të mira hasin në grushtimet e Hasfatisë, i cili e mban rrjetën të paprekur. Mundësia më e mirë do t'i takonte Sefës, i cili pas një krosimi godet me kokë dhe sfera ndalet në traversë. Elbasani me djem të rinj mundohet të shtyjë përpara, por mungon forca goditëse drejt portës. Gjithsesi, Sadiku rrëmben një top në zonën kundërshta­re dhe godet fluturimth­i, por sfera grushtohet nga Bejte në këndore. Loja bëhet interesant­e dhe e hapur nga të dyja krahët, por mungon vetëm goli. Fraksioni i parë i lojës mbyllet me rrjeta të paprekura, ndonëse Lushnja luante me më të mirët

dhe Elbasani me lojtarët e provës. E dyta nis me verdheblut­ë më sulmues dhe që dominojnë në lojë, duke mos lënë shumë hapësira për kundërshta­rët dhe duke u shfaqur rrezikshëm në sulm. Shumë volum loje, por pak efikasitet në goditjet

drejt portës, me portierët që në të shumtën e rasteve qëndrojnë në rolin e spektatori­t. Megjithatë, në të 72-ën është ish-sulmuesi i Luftëtarit, Kejdi Balla, ai që shënon për vendësit, i cili brenda zonës godet fort dhe e ndal topin në rrjetë. 1- 0 për verdheblut­ë,

ndërkohë që ka ende lojë. Lushnja bën përpjekjet e saj për të barazuar gjithçka, por rastet e tyre sfumohen sapo afrohen në zonë. Kështu, mbyllet gjithçka 1-0 për Elbasanin, i cili kalon me sukses testin e parë miqësor në këto përgatitje. Ndërkaq, Lushnja ka vazhduar rrugën drejt Pogradecit ku është akomoduar për të vijuar fazën përgatitor­e. Gjatë ditëve në vazhdim, ekipi ka parashikua­r që të luajë të tjera takime miqësore me skuadra që janë gjithashtu në Pogradec për fazën përgatitor­e. Elbasani do t'i vazhdojë seancat stërvitore në qytetin e vet.

NDESHJA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania