Panorama Sport (Albania)

Festival golash, Vora shkatërron Ilirinë

- ILIRIA: VORA: GJYQTARË:

Në kuadër të përgatitje­ve të fazës përgatitor­e, Iliria ka zhvilluar miqësoren e parë ndaj debutuesve në Kategorinë e Parë, Vorës. Dhe starti ka qenë shumë negativ për fushë- krujasit që janë mundur me rezultatin 5-2. Një takim që ka prodhuar emocione dhe spektakël ku vetëm në pjesën e parë janë shënuar pesë gola. Loja ka nisur më mirë për miqtë ku në minutën e 7-të, Mziu kalon Vorën në avantazh pas një shpërqendr­imi të mbrojtjes vendëse. Miqtë kontrolloj­në lojën dhe në minutën e 24-t, Myslymi me kokë dyfishon rezultatin. Pas golit të dytë janë vendësit që reagojnë menjëherë. Dhe fushëkruja­sit ia dalin të barazojnë rezultatin brenda dy minutash me anë të Xhaferit dhe Doçit. Fraksioni i dytë nis me zëvendësim­e, por miqtë janë më të koncentrua­r në lojën e tyre. Vendësit ushtrojnë presion, por u mungon saktësia përpara portës dhe në këtë mënyrë e kanë të vështirë të shënojnë. Trajneri Fatmir Sala i provon të gjithë lojtarët, por nuk vjen rezultati në fushë. Miqtë luajnë më mirë dhe arrijnë të shënojnë edhe 2 gola të tjerë në minutat e fundit me anë të Demit dhe Melanit. Me fitoren 5- 2 për Vorën mbyllet edhe miqësorja përballë Ilirisë. Vorakët tregojnë edhe një herë se do të jenë një kockë e fortë për të gjitha ekipet në kampionati­n e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Shkëlqim Hasani

Xhaferi 26', Doçi 27'/ Mziu 7', 32', Myslymi 24', Ademi 90', Melani 90+1'

Ujka, Sala, Gjokeja, Selmani, Turkaj, Kurti, Doçi, Xhaferri, Zuna, Bardhi, Xhabrahimi. (

Baku, Tadiong, Paplekaj, Lama, Vllacaj, Kruta, Masha). Trajner: F. Sala

Sula, Mashi, Dimo, Peqini, Gjonaj, Isaj, Murataj, Ferra, Sejdini, Mziu. (

Demollari, Metani, Baholli, Gjeti, Hyseni, Roshi, Nuri, Tavani, Pinari, Melani). Trajner: G. Çani

E.Burgu, O.Loci,

J.Burgu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania