Panorama Sport (Albania)

Behrami: Xhaka e Shaqiri donin ta linin Zvicrën, i ndala unë

Mesfushori kosovar tregon prapaskena­t e kombëtares

-

Valon Behrami është protagonis­ti absolut i medias sportive zvicerane në ditët e fundit, pas vendimit për ta përjashtua­r atë nga kombëtarja helvete. Vendimi i bujshëm, i cili erdhi vetëm me një telefonatë nga trajneri i përfaqësue­ses, Vladimir Petkoviç, e fyeu shumë lojtarin, i cili nuk ngurroi që të dilte edhe në media dhe të shpërthent­e: "Ky nuk ishte një vendim sportiv, por thjesht politik ndaj meje dhe kjo më irriton shumë. Mendova se ajo e Petkoviçit ishte thjesht një telefonatë normale, por në fakt mua m'u tregua dera në mënyrën më të turpshme të mundshme. Dhe të mendosh që pas Botërorit kisha qenë unë ai që kërkova largimin, ndërsa ai m'u refuzua nga federata", u shpreh Behrami. Valoni ishte jo vetëm zemra e skuadrës, por edhe rekordmeni i Zvicrës, duke qenë i vetmi që kishte luajtur në 4 Botërorë të ndryshëm dhe në dy Europianë. Por, pas të gjithë kësaj çështjeje dhe sherrit që ai kishte pasur me presidenti­n e federatës zvicerane, si rrjedhojë e çështjes së lojtarëve me dy kombësi, Valon Behrami zbulon edhe prapaskenë­n e bujshme të radhës. "E gjithë zhurma që ndodhi për çështjen e 'shqiponjav­e' ndaj Serbisë dhe faktin që më pas u bisedua edhe në një mënyrë gati raciste ideja për të rimenduar prezencën në kombëtare të lojtarëve me dy kombësi, kanë qenë edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që e menduan tërheqjen nga Kombëtarja e Zvicrës. Unë isha ai që tentova t'i qetësoj dhe të komunikoj me ta. Sekretari i Përgjithsh­ëm ishte madje ai që më ftoi që t'i qetësoja shokët e mi dhe pranova. Këtë vendim e bëra sepse kam dëshirë të bashkoj njerëz dhe jo t'i ndaj ata, ndonëse të gjithë e kuptuan tashmë se çfarë më ndodhi mua pas shpatullav­e më pas", ishin fjalët e kosovarit Valon Behrami.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania