Panorama Sport (Albania)

Garancia Donaruma: Milani për Champions

“Rino i ‘rëndë’ në stërvitje, Higuan bomberi që na mungonte”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

as kthimit nga Shte tet e Bashkuara dhe një ditë pushim, kuqezinjtë janë rikthyer dje pasdite në stërvitje, pas së cilës Xhixho Donaruma ka dhënë edhe intervistë­n e tij të parë sezonale për televizion­in e klubit.

Të shtunë ju pret Reali dhe më pas vëmendjen në kampionat. Xhixho, si vijon stërvitja?

Deri tani, çdo gjë ka ecur normalisht. Po marrim ngarkesën e duhur për të qenë gati për kampionati­n. Kemi një grup me harmoni ku edhe të rinjtë po përshtaten mirë.

Kjo verë nuk ishte si e kaluara, cilat janë tani objektivat tuaj?

Pikë së pari, mendoj të jap kontributi­n tim maksimal, duke bërë më të mirën për rezultatet e ekipit. Nëse bëj detyrën time, ndonjë kënaqësi mund ta marr edhe unë, por rëndësi ka ta nisim mbarë.

Vetëm një stërvitje me Higuain, por a krijuat ndonjë përshtypje?

Nuk duhet të stërvitesh krah tij për të kuptuar çfarë futbollist­i është. Për mendimin tim, është një sulmues klasi që pa dyshim do të na ndihmojë shumë me përvojën dhe golat e tij.

Cili ekip është favorit për të fituar titullin?

Ka vetëm një skuadër dhe ajo qëndron përpara të gjithëve. Juventusi niset në avantazh për titullin, ndërsa për vendet në Ligën e Kampioneve

është një luftë e hapur, të cilën e parashikoj të ashpër. Ne duhet të përmirësoh­emi në krahasim me dy vitet e fundit, të rrisim nivelin tonë si grup, në lojë dhe të bëjmë sa më mirë detyrën. Besoj se rikthimi në Champions është synimi kryesor.

Sa ndikon dualizmi me dikë si Pepe Reina?

E kam thënë edhe më parë, me Pepen njihemi prej disa vitesh dhe raporti është i mirë. Këshillat e tij janë të vyera për rritjen time dhe besoj se konkurrenc­a në ekipet e mëdha është një faktor thelbësor

për të arritur suksesin.

Ka zëra që trajneri Xhenaro Gatuzo po ju shtrydh në stërvitje, është e vërtetë?

Gjithmonë e ka bërë(qesh). Duke i lënë shakatë, trajneri është shumë i zoti dhe ka ende mentalitet futbollist­i. Brumi mbetet i njëjti, pretendon profesiona­lizëm

të lartë dhe sakrificë. Grinta që ka na ndihmon dhe na shtyn të japim më të mirën. Nuk e dinim sesi punonte në grumbullim, por mund të them se konfirmohe­n ndjesitë pozitive të krijuara që në sezonin e kaluar. Shpresojmë të bëjmë më mirë sesa vjet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania