Panorama Sport (Albania)

Reali fiton mes rrufeve

Golat spektakola­rë të Asensios dhe Bejlit "djegin" Romën në Nju Xhersi

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Dy "shkreptima" në mbrëmjen që rrufetë i vodhën skenën për gjysmë ore Romës dhe Realit të Madridit, të impenjuara në ndeshjen e tyre të fundit në "Internatio­nal Champions Cup". Kështu, skuadra e Hulen Lopeteguit mundi italianët me dy gola "rrufe" në 15 minutat e para të ndeshjes dhe administro­i pjesën e mbetur të lojës pa rrezikuar, derisa shkurtoi diferencën Strotman në minutat e fundit. Në "MetLife Stadium" të Nju Xhersit, koha e keqe, me rrezikun real të rrufeve, detyroi organizato­rët që të nxirrnin jashtë stadiumit spektatorë­t, duke e shtyrë nisjen e ndeshjes me gjysmë ore. Por, me të zbritur skuadrat në fushë, Reali e rikuperoi menjëherë kohën e humbur dhe nisi spektaklin: Asensio shënoi pas vetëm dy minutash, ndërsa Bejl pak më vonë, duke e kthyer në një dishezë miqësoren e kampionëve të Europës. Madrilenët kanë humbur Kristiano Ronaldon, por jo Garet Bejlin, që rezultoi edhe njëherë njeriu që tërhoqi skuadrën: siguri maksimale në qarkullimi­n e topit, mbrojtje solide (me Ramosin lider të repartit), dalje me xhonglime dhe aksione cilësore në shpejtësi: ja receta fituese dhe ajo që bëri diferencën. Me dy goditjet e para në portë spanjollët kryesonin 2-0. Goli i parë, lind nga një asist me të jashtmen e uellsianit dhe Asension që shfaqet në mënyrë magjike përpara Olsenit. Në minutën e 15-të, një tjetër kundërsulm vrasës sjell golin e dytë. Niset pikërisht Bejl në korsinë e djathtë dhe sulmon Markanon, spostohet në qendër dhe lëshon të majtën e tij të ëmbël, e cila shtang për herë të dytë portierin suedez që priste një të djathtë potente. Ritmi në pjesën e dytë bie, edhe prej ndërrimeve masive nga të dy trajnerët. Shik i afrohet golit në 80', por ai do të vijë 3 minuta më vonë dhe i takon Strotmanit që të gjejë më në fund portën, kur shkarkon një të djathtë nga afër, direkt pas rivënies anësore të Santonit. Kishte kohë për ta dërguar ndeshjen edhe te penalltitë, por në krosimin e fundit të bukur të Klaivertit nga e djathta, Shik u parapri nga mbrojtja kundërshta­re.

Bejl - Garet Bejl po tregon ndeshje pas ndeshjeje se ai është shumë më i rëndësishë­m për Realin e Madridit në mungesë të Kristiano Ronaldos. Por, njeriu i ndeshjes në miqësoren kundër Romës thotë për televizion­in e klubit se skuadra është ende larg formës më të mirë për të nisur sezonin, edhe pse mezi po e pret atë: "Është gjithnjë e vështirë që të luash

Tre afrime -

për një trajner të ri. Ai ka ardhur këtu me ide të reja dhe ne duhet ende të përshtatem­i dhe kemi ende shumë gjëra për të përmirësua­r. Nuk është kurrë e lehtë kur ndryshon trajnerin, por në sulm ne jemi duke luajtur mirë. Ne bëjmë atë që do trajneri. Shënojmë gola

dhe fitojmë ndeshjet. Mezi po presim që të nisim sezonin e ri". Ai u vlerësua edhe nga trajneri Lopetegui: "Nuk ka lidhje me zëvendësim­in e Ronaldos, por rëndësi ka të jesh pjesë e skuadrës. Garet është një lojtar i shkëlqyer, por nuk më takon mua të bëj krahasime".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania