Panorama Sport (Albania)

Vjen Mustafa, Behari nxjerr blof Idrizin për të huajt

-

Argjend Mustafa, te Flamurtari. "Panorama Sport" mëson se mesfushori kosovar i është bashkuar dje Flamurtari­t në Greqi, ku ekipi po zhvillon fazën përgatitor­e verore. Ka qenë vetë trajneri Ilir Daja, ai që e ka sjellë në ekip Argjend Mustafën për shkak të njohjes së tij të vjetër. Në sezoni 2012-2014, trajneri Daja e ka pasur Mustafën te Besa dhe Tirana dhe i njeh aftësitë e tij, ndaj edhe e ka afruar te Flamurtari. Lojtari mbërriti dje në mëngjes në kompleksin në Karpenisi të Greqisë. Edhe pse ishte arritur akordi, Mustafa i është bashkuar me vonesë ekipit për shkak të vonesës në marrje të vizës, pasi siç dihet kosovarët udhëtojnë me vizë drejt vendeve të BE-së dhe në rastin konkret në Greqi. Trajneri Daja do të shikojë gjatë këtyre ditëve gjendjen e Mustafës, duke e provuar dhe pasi të bindet, lojtari mund të firmosë kontratën. Por, me shumë gjasa, Argjent Mustafa do të jetë lojtari i Flamurtari­t në sezonin e ri futbollist­ik.

KARRIERA- Argjend Mustafa është 25 vjeç. Ai ka lindur në Vushtrri. Karrierën e tij e ka nisur në vendlindje te klubi Vushtrri dhe më tej ka kaluar te Prishtina. Në sezonin 20112012 është bërë pjesë e Trepçës. Në sezonin 20122014, Mustafa ka nisur karrierën e tij në Shqipëri, fillimisht te Besa e Kavajës. Në vitin 2014 ka qenë pjesë e Partizanit. Në sezonin 2015-2016 ka vijuar te Laçi dhe në sezonin 2016-2017 te Tirana, ndërsa në vitin e fundit ai fillimisht luajti me Kamzën dhe mbylli në Kosovë me Vushtrrinë. Mesfushori Argjend Mustafa tashmë pritet që të nisë një aventurë të re, në Vlorë te Flamurtari. Ermal Sika

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania