Panorama Sport (Albania)

Kamza barazon me Dinamon, tërmeti tronditi tribunën

Frikë te tifozët në sektorin qendror të stadiumit

-

Dy skuadrat blu të kryeqyteti­t, në kuadër të përgatitor­eve për fillimin e sezonit të ri futbollist­ik, kanë zhvilluar dje në stadiumin e Kamzës, një test miqësor për të parë gjendjen e lojtarëve që kanë pasur në dispozicio­n. Kjo ndeshje ka qenë shumë e domosdoshm­e për kamzalinjt­ë që militojnë në superiore, pasi një javë më pas do të kenë edhe përballjen e parë në kampionat kundër Tiranës. Ndërkohë që blutë dinamovitë e kanë shfrytëzua­r më së miri për parë prurjet e reja që ka në dispozicio­n tekniku Allmuça. Në minutën e 33-të një tërmet i fuqishëm ka dredhur tribunën qendrore ku ishin të paktën rreth 150 vetë, duke sjellë njëfarë paniku te të pranishmit.

Takimi- Për sa i përket takimit dy skuadrat e nisën me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicio­n. Kamza qe më e qartë gjatë pjesës së parë, si në pasime dhe në ndërtimin e aksioneve sulmuese, duke e detyruar e Dinamon të tërhiqet në mbrojtje duke marrë si "armë" kundërsulm­in e shpejtë ku vepron bukur Mario Morina dhe Endri Lala. Goli i parë erdhi dy minuta pas shkundjes së tërmetit, që u ndje shumë në stadium. Morina jep një asist për Endri Lalën, i cili me parabël e ngre topin mbi portierin Avdyli, duke e kaluar në rrjetë. Me këtë gol u mbyll pjesa e parë. Përpos

ndërrimeve të shumta në pjesën e dytë ka dhe momente më të bukura nga të dyja skuadrat. Kamza ushtron presionin që në fillimin e saj me anë të Rezit, që brenda zonës nuk arrin të finalizojë. Ndërsa Roloviç humbet një shans për të barazuar, pasi Laço pret bukur. Goli i barazimit erdhi

në minutën e 56-të me anë të Rezit. Krosim i bukur nga Martinena dhe topi përplaset në murin mbrojtës dhe Rezi i ndodhur te vija ballore godet fort dhe shënon duke e barazuar rezultatin në 1-1. Kamzalinjt­ë e rrisin presionin dhe në minutën e 83-të është Bytyçi ai që ndalon bukur gjuajtjen e Rezit.

Allmuça- Pas ndeshjes trajneri i Dinamos, Igli Allmuça u shpreh: "Ishte një test mjaft i vlefshëm, pasi skuadra e Kamzës është mjaft e fortë dhe një ekip Superlige, që tregonte vërtet forcën reale të lojtarëve të mi. Më ka pëlqyer pjesa e parë ku skuadra e mbylli në avantazh. Në pjesën

e dytë u lashë hapësirë më shumë lojtarëve, që janë afruar pranë klubit. Nuk mund të them se skuadra jonë është e formatuar plotësisht, pasi kemi nevojë edhe për dy- tre lojtarë, për të cilët po mendojmë që t'i afrojmë gjatë ditëve që kemi në dispozicio­n". Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania